Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i është përgjigjur Përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
Ambasadorit Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi, i cili sot gjatë ditës ka shkruar në Twitter se kërkesa për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe është kërkesë e SHBA-së. Në përgjigjen e tij, Veseli ka shkruar se Albin Kurti është gënjeshtar. Lideri i PDK-së ka thënë se plani i tij për çështjen e taksës është i qartë qysh nga janari i vitit 2019.
“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli.