Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për vrasje e tentim vrasje. Bëhet fjalë për Adem Helshanin, nga Ozrimi i Pejës, raporton Telegramisot.com
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar lejen për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policer”, thuhet në komunikatë.