• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

28 vjet nga Traktati i Bashkimit Evropian

07/02/2020 - 07:27:08
28 vjet nga Traktati i Bashkimit Evropian

Në vitin 1992 është nënshkruar Traktati Mastrihtit, i cili hapi rrugën për krijimin e Bashkimit Evropian.

Traktati i Mastrihtit njihet më shumë si Traktati i Bashkimit Evropian, pasi me të, nisi rruga që do të çonte në vitin 2002 në hyrjen në qarkullim të monedhës së përbashkët evropiane, Euro.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
188
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
49

Negociatat për traktatin e Mastrihtit lindën me vullnetin për të realizuar mes shteteve anëtare të Komunitetit, një integrim në sektorin e politikës ekonomike, përmes një përputhjeje të fortë ekonomike të vendeve anëtare, përmes hedhjes në qarkullim të një monedhe të vetme evropiane.

Traktati i Mastrihtit nuk është i rëndësishëm vetëm sepse shënon hapin e parë konkret drejt Bashkimit Ekonomik dhe Monetar, por sepse nëpërmjet tij u kalua në Komunitetin Evropian dhe në Bashkimin Evropian, u përforcua bashkëpunimi mes shteteve anëtare në fushën e politikës së jashtme dhe arrihet në konceptin e qytetarit evropian.

Në qershor 1992, përmes referendumit, Danimarka i tha “JO” ratifikimit të Traktatit të Mastrihtit. Ndërkohë që në Francë, Traktati i Mastrihtit, i shtruar për referendum merr vetëm 50,4 për qind të votave: një gjysmë fitore dhe një goditje ndaluese për Evropën. Por më gjithë këto vështirësi, Traktati i Mastrihtit eci përpara, u kërkuan zgjidhje politike duke u bazuar në rezultatet e referendumit danez dhe pak nga pak u kapërcye edhe “jo”-ja e francezëve.

Traktati i Mastrihtit u firmos zyrtarisht nga ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, në 7 shkurt 1992, në një qytet të vogël të Holandës, prej nga mori dhe emrin, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Belgjikën. Por, Traktati i Mastrihtit, menjëherë pas nënshkrimit të tij, nuk pati jetë të lehtë. Pikërisht sepse shënonte një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit europian, disa vende nuk e pritën mirë, veçanërisht vendet “europianiste”.

Për nga rëndësia që pati dhe bazat që hodhi, mund të thuhet se ai shkoi shumë më larg se objektivi ekonomik, të cilin kishte përcaktuar në fillim Komuniteti. Ai shënoi një etapë të re të procesit “të një bashkimi të vazhdueshëm më të ngushtë midis popujve të Evropës”, duke e veshur në këtë mënyrë objektivin ekonomik me një frymë politik.

Me hyrjen e tij në fuqi më 1 nëntor 1993, u krijua Bashkimi Evropian me 12 vende anëtare të Komunitetit, të cilat ishin: Belgjika, Danimarka, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Mbretëria e Bashkuar, Portugalia dhe Spanja. Numri i anëtarëve do të shkonte në 15 në vitin 1995.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në tërësinë e tij, Traktati i Mastrihtit mund të përmblidhet në tri elementë kryesore ose tri shtylla.

– Së pari, veshja e Komunitetit evropian (e i cili zëvendësoi Komunitetin Ekonomik Europian), me kompetenca të gjera mbikombëtare;

– Së dyti, bashkëpunimi në fushën e një politike të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë;- Së treti, bashkëpunimi në fushën e marrëdhënieve të brendshme dhe të drejtësisë. Një qytetari europiane Traktati i Mastrihtit i njeh qytetarinë evropiane çdo personi që ka shtetësinë e një vendi anëtar të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë, qytetaria evropiane është e kushtëzuar nga qytetaria kombëtare, por veç kësaj, ajo të pajis edhe me disa të drejta të reja shtesë, të cilat janë:- e drejta e qarkullimit dhe e qëndrimit të lirë në vendet e Komunitetit;

– e drejta për t’u mbrojtur, jashtë vendit, nga ambasada apo dhe konsullata e secilit vend anëtar;- e drejta e votës dhe për t’u zgjedhur në vendin ku je resident, për zgjedhjet europiane dhe bashkiake, me disa kushte;- e drejta e peticionit përpara Parlamentit Europian;- e drejta e ankimimit pranë Mediatorit Evropian lidhur me probleme në funksionimin e administratës komunitare. Një bashkim ekonomik dhe monetar

Vendimi për të krijuar një monedhë të përbashkët më 1 janar 1999, nën drejtimin e Bankës qendrore evropiane, ishte hapi final i integrimit ekonomik dhe monetar në gjirin e tregut të përbashkët. Bashkimi ekonomik dhe monetar u realizua në tri etapa:

– Së pari, liberalizimi i lëvizjeve të kapitaleve, etapë e cila përfundoi më 31 dhjetor 1993.

– Së dyti, bashkërendimi i politikave ekonomike të vendeve anëtare, me qëllim uljen e inflacionit, të normave të interesit dhe të luhatjeve të kurseve të këmbimit, si dhe kufizimin e deficiteve dhe të borxhit të vendeve anëtare. Vendosja e këtyre kritereve, që njihen si “kriteret e Mastrihtit”, ishte parakushti për sigurimin e konvergjencës së ekonomive të vendeve anëtare, e cila nga ana e saj është kusht i domosdoshëm për kalimin në një monedhë të përbashkët. Kjo është arsyeja që kriteret e Mastrihtit rëndom quhen edhe “kriteret e konvergjencës”. Kalimi në monedhën e përbashkët u përgatit nga Instituti Monetar Evropian, pararendësi i bankës qendrore evropiane.- Së treti dhe së fundi, krijimi i një monedhë të përbashkët në 1 janar 1999, dhe i Bankës qendrore evropiane.

Zgjerimi i kompetencave të Komunitetit

Me Traktatin e Mastrihtit, kompetencat komunitare u shtrinë edhe në fusha të tjera siç ishin: arsimi, formimi profesional, kultura, shëndeti publik, mbrojtja e konsumatorëve, rrjetet transevropiane, politikat industriale. Zgjerimi i këtyre kompetencave u mbështet në parimin e subsidiaritetit, që do të thotë se këto kompetenca u zgjeruan në atë masë që objektivat e parashikuara nuk mund të realizoheshin plotësisht nga vendet anëtare në nivel kombëtar ose lokal. Pra, iniciativat komunitare nuk kishin për qëllim të zëvendësonin iniciativat e secilit vend anëtar në rrafshin kombëtar, por konsideroheshin si një plotës i këtyre të fundit.

Me Traktatin e Mastrihtit, edhe politika sociale bëhet pjesë e fushës komunitare. Protokolli social, ndonëse nuk u nënshkruar nga Mbretëria e Bashkuar, u përfshi në Anekset e Traktatit. Kështu, nga gjithë vendet anëtare (me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar), u adoptuan dispozita të përbashkëta lidhur me kushtet e punës, me barazinë midis burrit dhe gruas, me integrimin e personave të përjashtuar nga tregu i punës, me sigurimet shoqërore etj.

Politika e jashtme dhe e sigurimit e përbashkët

Shtylla e dytë e Traktatit të Mastrihtit, e cila mbështetet në mekanizmin e bashkëpunimit politik të institucionalizuar me Aktin Unik, ka të bëjë me hartimin e një politike të jashtme dhe të sigurisë të përbashkët. Kjo politikë do të mundësonte ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në fushën e politikës së jashtme. Në këtë këndvështrim, vendimmarrja duhej të ishte unanime, ndërsa masat shoqëruese të miratuara me shumicën e votave.

Politikat e ndërmarra nga Bashkimi evropian në fushën e sigurisë, kanë si objektiv mbrojtjen e përbashkët, duke u mbështetur në Bashkimin e Evropës Perëndimore. Gjithnjë në këtë pikëpamje, vendet anëtare mund të veprojnë për llogari të tyre, por me kusht që veprimet e tyre të mos bien ndesh me vendimet e miratuara së bashku.

Çështjet e brendshme dhe drejtësia

Shtylla e tretë e Traktatit u konceptua për të lehtësuar dhe siguruar lëvizjet e lira të individëve midis vendeve të Bashkimit Evropian. Edhe këtu, vendimet merren në unanimitet; ato mbulojnë fushat e mëposhtme:

– rregullat e kalimit të kufijve të jashtëm të hapësirës së Komunitetit dhe forcimin e kontrolleve (duke filluar nga 1996, masat e marra në lidhje me vizat duhet të miratohen me shumicë votash; megjithatë një vend mund të miratojë dispozita të nevojshme me qëllim sigurimin e brendshëm dhe rendnin publik);

– lufta kundër terrorizmit, kriminalitetit, trafikut të drogës dhe mashtrimeve ndërkombëtare;- bashkëpunimi në fushën e drejtësisë penale dhe civile;

– krijimi i Zyrës evropiane të policisë (Europol), e pajisur me një sistem këmbimi informacioni midis policive të vendeve anëtare;- lufta kundër migracionit të paligjshëm;- politika të përbashkët azilimi.

Rishikimi i Traktatit

Në Traktat parashikohet edhe rishikimi i tij, kryesisht lidhur me institucionet komunitare, në kushtet e zgjerimit. Konferenca ndërqeveritare e mbledhur në vitet 1996-97, u finalizua me nënshkrimin nga ana qeverive të vendeve anëtare të një Traktati tjetër, atij të Amsterdamit, i cili ishte vazhdim i fushave dhe kompetencave të parashikuar në Traktatin e Mastrihtit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
188
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
49
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
150
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
204
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
41
Next Post
Cili është ndikimi rus në Kosovë

Cili është ndikimi rus në Kosovë

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi