• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

‘Ryshfeti’ i çon në burg katër zyrtarët shtetëror

06/02/2020 - 18:11:59
‘Ryshfeti’ i çon në burg katër zyrtarët shtetëror

U bën pjesë e Policisë së Kosovës para shumë viteve. Madje ishin avancuar bukur lartë në sektorin ku duhej të hetonin krimin financiar, por në fund dyshohet se vetë ishin bërë pjesë e këtij krimi, dhe u merrnin para bizneseve.

Inspektorati Policor i kishte nën vëzhgim për një kohë, dhe mbrëmë arrestoi dy prej tyre. Bëhet fjalë për hetuesin e lartë, Lavdim Osmani, dhe për hetuesin Lutfi Menxhiqi. Por, për të njëjtat arsye policia sot e arrestoi edhe një polic si dhe një zyrtar të MPB’së e një afarist nga Kaqaniku.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18

Drejtoria e Krimeve Ekonomike gjatë ditës së sotme e ka vazhduar aksionin e saj policor. Si vazhdimësi e këtij aksioni do të arrestoheshin tre zyrtarë policorë për të cilët hetime ka pasur që 3 muaj. Ata dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare për të krijuar favore dhe duke marrë ryshfet për të dyshuarit që i kanë pasur nën hetim. Por këta tre zyrtarë policorë të arrestuar nuk janë
të vetmit që ranë në prangat e hetuesisë. Mëngjesin e sotëm u arrestua edhe kryeinspektori i ARC’së në MPB si dhe një afarist nga Kaçaniku.

Por aksioni i të cilin e nisi IPK si dhe e përmbylli Policia e Kosovës kishte nisur dje në mbrëmje.

Fillimisht kishte qenë Inspektorati Policor i Kosovës ai i cili nisi aksionin për arrestimin e hetuesit të lartë, Lavdim Osmanit. Ky i fundit dyshohet se është kapur në vepër me 1,450 euro që besohet se i ka marrë ryshfet. Ndërsa, i arrestuari i dytë ka qenë hetuesi tjetër, Lutfi Menxhiqi. Atij policia i ka gjetur 9 mijë euro ‘cash’ si dhe dy kallashnikovë në shtëpi.

Mst: Por kush janë dy policët që u arrestuan dje nga IPK?

Hetuesi i Krimeve Ekonomike, Lavdim Osmani, i cili ka lidhje familjare me shefin e Krimeve Ekonomike, Bashkim Spahiu, njihej për shkelje të ndryshme brenda Policisë. Këtë e ka bërë të ditur vet drejtori i Hetimeve, Riza Shillova.

Për Osmanin ai deklaroi se kanë kërkuar transferim të vendit të punës por edhe dënim me ulje të rrogës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Zyrtari L.O është i njohur për aktivitete dhe shkelje të ndryshme brenda policisë. Sot mora informacion se i njëjti është kërkuar që të transferohet dhe të ketë ulje në pagë. Në janar kemi marrë rekomandim”, ka thënë Shillova. Osmani u arrestua në mbrëmjen e djeshme nën dyshimin për marrje ryshfeti. Dyshohet se ka marrë ryshfet 1,450 euro.

E në vazhdën e veprimeve hetimore, operacioni “Ryshfeti” ka vazhduar me bastisje në dy lokacione të ndryshme (një në Prishtinë dhe tjetri në Vushtrri) ku janë gjetur prova të konsiderueshme dhe është arrestuar edhe i dyshuari tjetër – zyrtari policor me inicialet Lutfi Menxhiqi (rreshter policor në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit).

Rreshteri policor u arrestua me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve”. Të arrestuarve në këtë rast nga Inspektorati Policor me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Por, kolegëve të tyre të arrestuar vetëm pas disa orëve do t’iu bashkoheshin edhe dy të tjerë. Bëhet fjalë për një zyrtar të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, saktësisht kryeinspektor në Agjencinë e Regjistrit Civil dhe një rreshter që punon në kuadër të Departamentit për Hetimet e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Përveç dy zyrtarëve, është arrestuar edhe një qytetar nga Kaçaniku.

Detaje për këto arrestime ka dhënë sot për mediat drejtori i Hetimeve, Riza Shillova. Ai ka thënë se zyrtari i MPB-së ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale për të cilin është dorëzuar kallëzim penal për trafikim me qenie njerëzore.

“Zyrtari i MPB-së ka qenë në hetim qe një kohë të gjatë, është ushtru kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, nga Drejtoria e hetimit të trafikimit me qenie njerëzore, për falsifikim të dokumenteve, pajisje me dokumente në mënyrë të paligjshme, për kosovarë dhe të huaj, ndoshta iu kujtohet rasti i dy të dyshuarve shtetas turq që kanë marrë dokumente kosovare. Hetimet kanë fillu në atë periudhë ndoshta edhe më herët”, ka shtuar Shillova në Konferencë për media.

E për këtë rast sot për Express foli edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Ai ka thënë se aksioni i djeshëm i policisë e paraqet punën profesionale që këta të fundit po e kryejnë në vazhdimësi.

“E përshëndes aksionin. Të tillat gjithmonë i mirëpres. Kjo është një punë profesionale e mekanizmave të organeve kompetente të luftimit të çfarëdo lloj krimi”, ka deklaruar Veliu.

Ai thotë se aksionet e tilla janë garanci se në Kosovë të gjithë janë të barabartë para rendit dhe ligjit.

“Mua më vjen mirë që Policia e Kosovës ka kapacitete që ta luftojë krimin brenda saj dhe jashtë saj. Sepse kjo është një garanci shumë e mirë”, ka thënë ai.

Tutje, Veliu është shprehur se ligji do të vlejë për secilin qytetar dhe për zyrtar shtetëror. Ai u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve që ta kryejnë punën e tyre me përgjegjësi.

Megjithëkëtë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar sot, se me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre persona të dyshuar, në mesin e tyre dy zyrtar, njëri hetues (S.Xh), në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (DHKEK), një zyrtar (A.M), i Ministrisë së Punëve të Brendshme- Kryeinspektor i Agjensionit të Regjistrimit Civil, si dhe një person tjetër me inicialet (L.B, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” “Ushtrimi i ndikimit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe“Dhënia e ryshfetit”.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
22
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
100
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
73
Next Post
Dauti: Unë jam ushtarë i Kurtit

Dauti: Unë jam ushtarë i Kurtit

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi