Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj K.B. për veprën penale “Fajdeja”
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të Prokurorisë Themelore të Pejës, ku është theksuar se i pandehuri K.B. gjatë periudhës shkurt – shtator të vitit 2019 u ka dhënë pesë personave shuma të ndryshme të parave me fajde.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri K.B., nga muaji shkurt e gjerë në muajin shtator të vitit 2019, u ka dhënë pesë (5) personave shuma të ndryshme të parave me fajde, me kamata mujore nga 10 deri në 20 %, derisa njëri nga të dëmtuarit nuk kishte mundësi t’ia paguante të pandehurit shumën prej tridhjetegjashtë (36.000) mijë eurove, sipas kamatës prej 20%, e pas presionit të vazhdueshëm nga i pandehuri për realizimin e pagesës, i dëmtuari raporton rastin në organet e hetuesisë”, thekson komunikata.
Po ashtu, bëhet e ditur se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thekson Prokuroria Themelore e Pejës./