• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Dauti i reagon Kurtit : Heqja e taksës gabim historik

05/02/2020 - 16:07:52
Dauti i reagon Kurtit : Heqja e taksës gabim historik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po konsideron që heqja e taksës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia është gabim historik, dhe se për këtë AAK do të ndërmarrë masa konkrete.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se Albin Kurti, po dërgon lajme të mira për Serbinë e të këqija për prodhuesit e Kosovës, duke deklaruar se taksën 100 për qind do ta zëvendëson me reciprocitet.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18

“Taksa është vendos për shkak të fushatës agresive që Serbia ka përdor kundër Kosovës. Është gabim historik heqja e taksës, përderisa nuk kemi njohje reciproke. Zotëri Kurti, po dërgon lajme të mira për Serbinë e të këqija për prodhuesit e Kosovës. Politikisht veprim tepër i dëmshëm për vendin, por duket që ato pritjet nga folklori patriotik po zbehen para se të mendonim”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se lidhur me heqjen e taksës, do të ndërmarrin veprime konkrete.

“Njohja e Kosovës nga Serbia do të hiqte taksën automatikisht. Do t’i mbledhim nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme ose debat për këtë temë”, është shprehur ai.

Ndryshe, gjatë ditës kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se taksën 100 për qind do ta zëvendësojnë me reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar.

Ai është shprehur i bindur së për këtë do të marrë mbështetjen edhe të opozitës.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë, edhe për shkaqe historike edhe për arsye aktuale. e konsiderojmë se jemi këtu ku jemi si qeveri e re për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar. Edhe LDK edhe LVV edhe zonja Osmani edhe unë, mbi 60 për qind e votave kanë qenë praktikisht me parimin e reciprocitetit. Por unë besoj që edhe ata të cilët janë sot në opozitë dhe ata që nuk na votuan, por unë do të jem edhe kryeministër edhe i tyre, mund të mos pajtohen me mua me gjëra të ndryshme, por për reciprocitetin janë plotësisht dakord”, ka pohuar Kurti, para mediave.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kujtojmë se taksa 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është në fuqi që nga 10 nëntori 2018. Atë e kishte vendosur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si përgjigje ndaj fushatës agresive të shtetit serb.

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
22
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
100
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
73
Next Post
Apostolova: Kurtit është për rrugën evropiane të Kosovës

Apostolova: Kurtit është për rrugën evropiane të Kosovës

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi