Me 66 vota ditën e sotme Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës.
Si udhëheqës i ekzekutivit Kurti do të marrë pagë mujore prej 2950 euro.
Së paku deri në muajin prill, Kurti do mare këtë pagë, ku më pas do të dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë me Ligjin e Pagave i cili është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.
Me ligjin e ri, nëse hynë në fuqi atëherë kryeministri do të merr 2151 euro në muaj (799 euro më pak se paga aktuale).