Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në pozitën e kryetares së Kuvendit.
Mustafa ka thënë se zgjedhja e Osmanit nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit qeverisës për të përmbushur me besim dhe përkushtim marrëveshjen e koalicionit.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi Kryetare, znj. Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, e cila ishte kandidatja e jonë për kryeministre”, thotë Mustafa.
“Zgjedhja e Vjosës nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit qeverisës për të përmbushur me besim dhe përkushtim marrëveshjen e koalicionit. Urime! IM”, shtoi ai.
Osmani mori 65 vota derisa pranoi mandatin nga Glauk Konjufca i cili tashmë mban pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtme.