Komuna e Podujevës shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton Express.
Arsye për këtë është zgjedhja e kryetarit të kësaj komune, Agim Veliut, si Ministër i Punëve të Brendshme.
Sipas ligjit, në momentin që e pranon pozitën e ministrit, Veliu duhet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës dhe ky qytet brenda 45 ditësh mban zgjedhjet e reja ku zgjidhet kryetari i ri.
Ligji nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale tregon se kur përfundon mandati i kryetarit të komunës.
Veliu udhëheq me Komunën e Podujevës që nga viti 2010.