Propozimi i Anton Qunit për Ministër të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë Kurti ka nxitur reagime të shumta në mediat serbe.
Mediat pro-qeveritare atje kanë filluar gjahun ndaj Qunit duke thënë se Kurti ka propozuar për ministër njeriun të cilin Serbia e ka dënuar për vrasjen e 6 ushtarëve të ushtrisë jugosllave.
Siç shkruan Novosti, Quni është dënuar nga Gjykata e Lartë në Nish për vrasjen e 6 ushtarëve në vitin 1998.
“Ai dhe shumë ushtarë të tjerë të UÇK’së u dënuan me nga 15 vjet burg në mungesë”, thuhet në raportimet e mediave serbe.
Ndër të tjera ‘Novosti’ shkruan se “provat kryesore të këtyre rasteve kanë qenë video incizimet”.
“në aktakuzë thuhej se ushtarët e UÇK’së fillimisht kishin përgatitur një pritë për ushtarët e Jugosllavisë duke vendosur mina anti-tankë”, thuhet ndër të tjera në raportimin e mediave serbe.