Kandidati për deputet, Hisen Berisha në një debat në televizioni publik ka folur për bërjen e koalicionit mes LDK-së dhe LVV-së.
Ai është shprehur se është përkrahës që të ketë një qeveri ‘Kurti, transmeton Indeksonline.
Por, beson se nuk do të jetë ajo qeveri që po e presin qytetarët.
“Jam përkrahës i idesë qe te kemi një qeveri Kurti. Por, nëse kemi qeveri Kurti nuk do ta kemi atë qeveri qe po e prisnin qytetaret.”
“Nuk do të jetë më ai proces politikë ku kanë pasur shpresë qytetarët e Kosovës.”, u shprehë ai.