Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, konkretisht shërbimi i Emergjencës ka pranuar sot një autoambulancë nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, shkruan Telegramisot.com
Me këtë rast Kryetari Haliti ka parë nga afër këtë autoambulancë dhe ka bashkëbiseduar me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu dhe me Vjollca Kadolli-Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti lidhur me nevojat për investime për vitin në vijim.
Me këtë rast Kryetari Haliti falënderoj MSH-në e Republikës së Kosovës për këtë autoambulancë dhe potencoi se Komuna e Vitisë vazhdimisht ka bërë përpjekje në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në gjithë territorin e Komunës së Vitisë si në QKMF-në e Vitisë,
QMF-në e Pozheranit por edhe në punktet e mjekësisë familjare.
Ndërkaq Drejtoresha Kadolli- Halili potencoi se kjo autoambulancë do të ndikoj pozitivisht në ofrimin e shërbimeve të shpejta shëndetësore.