• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Të gjitha “rrenat” për “liberalizimin” e vizave

02/01/2020 - 10:33:36
Të gjitha “rrenat” për  “liberalizimin” e  vizave

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka qenë njëri ndër protagonistët kryesor të këtij viti, që tashmë është drejt fundit të mandatit të tij.

Që nga fillimi i vitit nuk i është ndarë urimeve për heqjen e vizave për kosovarët drejt Europës, gjë e cila nuk ka ndodhur dhe nuk ka edhe aq shpresë të ndodhë as gjatë 2020 pasi edhe disa kritere ju janë kërkuar qeverisë së re

Lexo më shumë

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
13
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29

“Urime, urime Kosovë”, pati thënë Haradinaj një vit më parë, ku u pa shumë i entuziazmuar në këtë drejtim, por drita e gjelbër për lirinë e lëvizjes nuk ishte ndezur as atëherë e as tash, pas kaq e kaq premtimeve të tij të rreth kësaj pune.

Në janar të 2019, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova ka arritur progres substancial në agjendën europiane dhe se është e përkushtuar në përmbushjen e MSA’së dhe të gjitha kritereve për liberalizim të vizave.

“Kosova ka arritur progres substancial në agjendën europiane, është e përkushtuar në përmbushjen e MSA’së dhe me përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim të vizave, pret vendim të shpejtë për lëvizjen e lirë për qytetarët e saj”, kishte thënë ai aso kohe, shkruan Gazeta Metro.

Por premtimi i Haradinajt për vizat, nuk ka sosur as në maj kur ishte Kryeministër i Kosovës. Ai e ka parë pozitiv një shkrim të gazetës gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ ku shkruhet rreth vendimit të Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë për ta mbështetur heqjen e vizave për kosovarët.

Kështu, ai nuk ngurroi përsëri ta bëj urimin e tij, thjesht dhe qartë.

“Urime Kosovë”, kishte shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. Ndërkaq, nuk qe vetëm kjo, pak muaj më vonë i pari i Qeverisë e pa të arsyeshme të urojë edhe një herë qytetarët e Kosovës, të cilët mezi presin këtë lajm të jetë i vërtetë.
Edhe korriku qe frytdhënës për Haradinaj, i cili ia dha edhe një rend urime për liberalizimin e vizave.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Haradinaj nga qyteti i mbindërtuar Fushë Kosova, ka dërguar mesazh kosovarëve se liberalizimi i vizave është çështje jave.

“Sa për çështjen e vizave, më vjen keq ditë për ditë që s’është kryer. Po dëgjojmë lajme të mira se procesi është më përpara. Me ministrin e shëndetësisë së Gjermanisë kemi diskutuar për këtë çështje. Është çështje javësh. E di që disa po më thonë që jemi vonuar. Por tani duhet të bëhen vizat”, pati thënë Haradinaj.

Ndërsa, po atë ditë ai nuk ngurroi të bëj edhe pak humor kur gazetarët ia rikujtuan atij se pikërisht sot para një viti kishte thënë se së shpejti do të lëvizim pa viza.

I habitur, kryeministri u përgjigj: “Koka ba një vit a?”.

Në nëntor të këtij viti kryeministri në largim, Ramush Haradinaj tha se vizat për kosovarët do të liberalizohen në muajin dhjetor, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj i cili premtoi vizat që disa herë, duke dhënë data e muaj, nuk ia qëlloi kurrë, por prapë po insiston se në dhjetor kosovarët mund të lëvizin pa viza.

“Unë e di që në fund të nëntorit është një proces, por nuk dua t’i detajizojë këto procese sepse ashtu është natyra e punës dhe e di që në dhjetor jemi të gatshëm për marrjen e vendimit për liberalizim. Unë pres që këtij vendimi t’i prinë Gjermania në dhjetor. Në dhjetor pres vendimet formale të Këshillit të Ministrave dhe të vendeve lidere”, kishte thënë Haradinaj

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
13
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
92
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
38
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Next Post
Australi:Shqiptari e  vret vajzën bashkë me dhëndrin

Australi:Shqiptari e vret vajzën bashkë me dhëndrin

Më të fundit

  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
  • Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi