Një vajzë është zhdukur para dy ditësh në Gjilan.
Policia njofton se rastin e ka raportuar tezja e saj, e cila ka thënë se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë informata se ku ndodhet.
“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se vajza e motrës se saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është nën hetime.