• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Lajmi i rënd: Dy fëmijë nga Kosova mbyten në një lumë në Francë

24/12/2019 - 21:08:09
Lajmi i rënd: Dy fëmijë nga Kosova mbyten në një lumë në Francë

Dy fëmijë kosovarë, vëlla e motër, kanë humbur jetën pasi kanë rënë në një lumë në komunën Montbrison, Loire të Francës.

Fëmijët, të lindur më 2014 dhe 2017, kanë qenë duke luajtur bashkë me nënën e tyre përreth lumit Le Moingt (niveli i të cilit është rritur kohëve të fundit si pasojë e reshjeve të mëdha), kur vëllai, që ishte më i ri në moshë, ka rënë në ujë, ndërsa motra e tij më e madhe ka kërcyer për ta nxjerrë atë nga uji, por pa sukses, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP.

Lexo më shumë

Vritet një 20-vjeçar në Shkodër

Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës

May 11, 2025
31
Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

May 11, 2025
24

Siç raporton AFP, nëna 35 vjeçare me prejardhje nga Kosova kishte dalë me fëmijët e saj për të ngrënë në një restorant fast-food para se t’i dërgonte ata në orët e pasdites për të luajtur përreth lumit që kalon afër qendrës tregtare Montbrison, transmeton Koha.net.

Sipas deklaratës së saj, fillimisht në ujë kishte rënë djali, e më pas motra e tij ka kërcyer për ta nxjerrë atë nga uji, por është tërhequr nga rrjedha e lumit. Më pas ka kërcyer në ujë edhe nëna, që ia ka dalë t’i kapë ata, por pa qenë në gjendje që t’i rikthejë në jetë.

Më pas ajo ka kërkuar nga njerëzit përreth që t’i lajmërojnë shërbimet emergjente. Ndonëse arritën në vend të ngjarjes, shërbimet emergjente s’mundën të bënin asgjë, kanë thënë burime nga xhandarmëria për AFP-në.
Nëna, e tronditur, është hospitalizuar.

Zyra e prokurorit në Saint-Etienne ka hapur një hetim, dhe ka urdhëruar që t’u bëhet autopsia trupave të pajetë.

Share17TweetSendShareSend

Related Posts

Vritet një 20-vjeçar në Shkodër
Lajme

Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës

May 11, 2025
31
Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin
Lajme

Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

May 11, 2025
24
Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
Lajme

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
8
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
Lajme

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
15
Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
Lajme

Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri

May 11, 2025
16
Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
9
Next Post
Seks me të burgosurin, arrestohet gardiania

Seks me të burgosurin, arrestohet gardiania

Më të fundit

  • Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës
  • Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin
  • Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi