Kryesija e shoqatës kulturore shqiptare„ SHQIPONJA“ ‚me seli në Siegen të Gjermanisë ku në gjirin e sajë përfshinë të gjithë shqiptarët e katër vilajeteve të Shqipërisë natyrale(katolik,musliman dhe ortodok) shprehë
Zemrim!
Ne mbledhjen e sajë të rregullt te datës 21 dhjetor 2019,analizoj punën e berë gjerë me tani në procesin e ndihmave vëllezërve dhe motrave tona që u dëmtuan nga termeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, njëherit si një pikë e veçant u diskutua edhe për politikën taktike dhe strategjike që,po ushtron kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në taport me vëllanë dhe ministrin e informatave të Sllobodan Millosheviçit;Aleksandër Vuçiqin! Shkruan Telegramisot.com
Pasi përcollëm dhe ndëgjuam aq sa mundëm e ditëm,përmes mjeteve elektronike të informimit,bisedat e pjesmarësve në samitin e Tiranës,në pergjithsi dhe të sejcilit veç e veç e, sidomos të kryeministrit të Shqipërisë në veçanti, vendosëm që me këte letër t‘i drejtohemi opinionit shqiptar dhe kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama!!
Pjesa më e madhe jona,si mërgimtar që nga vitet e 70-ta e gjerë kë emigrantët e ri pas viteve të 90-ta,nuk pretendojmë dhe rrahim gjoks që kemi një nivel të lartë zhvillimi politik,ngase kushtet dhe rrethanat na e kan kufizuar në dheun e huaj një gjë të tillë,ama me çështjen komëtare jemi rritë ,edukuar dhe frymzuar nga ngjarjet historike,dramatike,tregjike e heroike qe perjetoj populli yne, nga gjysma e dytë e shekullit që shkoj e gjerë kë luftërat e Ushtrive Çlirimtare(ku më ate kohë Edi Rama ishte azil në Francë)
Me këte rast konsiderojmë ,se shqiptarët dhe serbët mardhenjët ndërnacionale mes tyre sidomos më herët por, që nga viti 1878,e gjerë me sot jan në gjendje lufte,herë të përgjakshme,herë të armatosur e herë psikologjike e herë politike jo, për fajin e shqiptarëve!
Pasi sllavët e jugut të udhëhequr nga serbët dhe malazezët ripushtuan 3/4 e trojeve shqiptare nuk u ngopën kurë me ate,por,gjatë Luftës së dytë botërore , bënë përpjekje për ta gllabruar dhe futë nënë ambrellë si republikë të shtatë tere Shqipërinë!
Vukmanoviç Tempo me direktiva të akademisë serbe shtroj tezën e konfederatës ballkanike dje, apo( minishëngenit) siq po quhet dhe pranohet nga Edi Rama sot!!!
Aleanca e tillë eshtë e vjetruar dhe i vie erë qelbi,ku këte erë qelbi do ta nuhatë edhe çdo fëmi i vogël me përjashtim të njerzëve të qelbosur siq eshtë zoti Edi Rama.
Po u zgjuan nga varri Esad Pasha,Ahmet Zogu,Sinan Hasani,Kolë Shiroka,Ali Shukria e Rrahman Morina me siguri do i kanë zili Edi Ramës,për dashurinë dhe respektin e pa fund që ka ndajë Serbisë e ndajë Aleksandër Vuçiqit i, cili ende i ka dhëmbët të zhytur me gjakun e fëmive shqiptar në luftën e fundit!Ndërsa Fatos Nano e përgëzon sepse ai nuk goxoj ta sjellë në Shqipëri kasapin e ballkanit Sllobodan Milosheviqin por e takoj në Kreta!
Më mirë se kushdo tjetër shqiptarët e Shqipërisë natyrale të, okupuar nga serbosllavia afër një shekull e gjysmë e, dinë se çështë liria,demokracia,lëvizja e lirë ,qarkullimi i mallërave,sepse më se 150 vite me radhë luftuan me serbomalazezet dhe nuk ngeli sokak në trojet tona pa u la me gjakun e bijë e dhe bijave më të mirë!
Nuk ka shqiptar dhe shqiptare që eshtë kundër fçinjësisë së mirë,të urtë e të pastër me ata fçinjë që respektojnë ndërsjellshëm. Por fçinjësi me serbët të cilët na i dhunuan mbi 20.000 motra,nëna dhe vajza tona,me mbi 12.000 vëllëzër,motra,nëna dhe gra tonat të vrara, me 1653 të vrarë e mbajtur peng ende sot në varrezat në Serbi , me kafkën e figurës poliedrike te Ukshin Hotit, me dëmet matriale, ,pastaj me kidnapimin e bankave të Kosovës ;eshtë absurditet të mendohet që Shqipëria të futët në këte kazan konfederate me Serbinë edhe pse si individ Edi Rama mundë të puthet me Vuçiqin mundë të shkruaj e nënshkruaj,çfar të doj por, eshtë e vështirë që vendimet e çfar do lloji qofshin ato,mundë të zbatohen,pa pjesmarjen edhe të Kosovës luaneshë!
Shëtitja nepër gërmadhat e Durrësit,e tri përsonaliteteve ngjante sikur të ishin së bashku nëpër Durrës ;Sllobodan Milosheviçi ,Zaievi dhe Aleksandër Vuçiqi,portreti i Edi Ramës ishte përkthye në ate të Sllobodanit dhe nuk vërehej fare!
Dogmat dhe fantazitë e tija,me një prepotencë antinjerzore,para mediave, duke bëre krahasime me udhëheqësit kosovar se përse ata takohen me serbët në bisedime ,dreka e darka,e nuk thuhet as një fjalë per ta,duke e mjegulluar se takimi i udhëheqësve kosovar bëhet me trysninë e bashkimit europian,sepse ata shqiptar që kan marë pjesë në luftën e fundit kundër Serbisë,me deshiren e tyre kurrë në tryezë me kriminelin (zëdhënësin ) e Millosheviçit nuk ishin ulur ,aq më pak „gënjeshtari“ i Edi Ramës ,Ramush Haradinaj i cili duke i fale atdheut tre vellezerdhe, me ushtrinë e vet dhe forcave të natos , përzuri nga Kosova vëllaun e Edi Ramës ,Aleksandër Viçiqin,i cili edhe sot nuk njeh gjenocidin ne Kosovë por e cilson si trillim të ambasadorit të USA-së Wolker,si dhe diten e naten ban perpjekje per ti detyruar shtetet me ndikim qe ta c´njohin shtetesine e Kosoves.
Parimisht ,Edi Rama eshtë dashtë që njëhere e përgjithmonë të i zbaton vendimet e mara të samiteve të Vlorës,Pejës,e pastaj,bashkarisht me Kosovën të mer vendim si vëllai me vëlla si( si do t‘ ia bëjmë ) që Serbia ta njoh shtetin e Kosovës, të na i këthen nga varrezat e Serbisë 1653 më të dashurit tonë,te na ktheje kafken e Ukshin Hotit, te paguaj dëmshpërblimin e luftës, të njeh gjenocidin dhe etnocidin që kreu ushtria e Millosheviqit,Daçiqit,e Vuçiqit në Kosovë,si dhe të gjykohen kriminelët që jetojnë shlirshëm në Serbi,të cilët kryen masakra ndër më çnjerzorët në shekullin që shkoj!
Dhe më vonë të flitet per qarkullimin e lirë të njerzëve,e mallërave kineze,ruse e malazeze neper Shqiperi.
Shqiptarët nga të katër anët e botës u solidarizuan me vëllezër e motra tona në Shqipëri me rastin e tërmetit,ku si falënderim dhe shpërblim per festat e fundvitit Edi Rama na shpërblej me puthjën e Aleksander Vuçiqit në Tiranë dhe Durrës!
Falëmnderit Edi!!!
Si përfundim,i, bejmë thirrje popullit shqiptar,në Shqipëri e sidomos Partisë Socialiste që,sa më parë ta nxjerrë nga radhët e saja këte mjeshtër pikturash Edi Ramën,për të mirën e partisë socialiste dhe për të miren e kombit,ndërsa populli shqiptar i bejme thirrje qe ta rrezoj nga pushteti dhe ta detyroj që të kërkon azil në Beograd,siq e detyroj Ahmet Zogollin!!!
Dhe qeverise aktuale dhe,asaje qe vije ne Kosove i bejme thirrje qe ta shpalle person non grada kete satrap!!!
Siegen e shtune me 21 dhjetor 2919
Mehmet Musa; për kryesinë e Shoqatës SHQIPONJA në Siegen
Effertstufer.104
57072 Siegen
Deutschland
P.s.me kete leter bashkangjesim edhe letren derguar nga shoqata Shqiponja Aleksaner Viciqit me daten 21.07.2017 ne Beograd