Sonte në Veternik të Prishtinës është raportuar për të shtëna me armë.
Rastin në fjalë e kanë konfirmuar për Express edhe nga Policia e Kosovës.
“Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, ka thënë Flora Ahmeti për Express.
Express mëson nga burime të sigurta, të afërta me palët e përfshira në konflikt, se i plagosuri është Luan Maloku, këshilltar i kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj.