Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një naftëtar pasi i njëjti po shiste naftë me cilësi të dobët në qytetin e Lipjanit.
“Pas hetimeve të vazhdueshme policore dhe inspektimit nga inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është konstatuar se në një pompë të derivateve nafta e cila shitet aty është në kundërshtim me parametrat e lejuar të shitjes, andaj janë bllokuar pikat e shitjes se naftës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“I dyshuari është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka ndërruar derivatet me qellim qe mostrat e radhës të dalin në rregull, me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”.