• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

A do të hiqen vizat për Krishtlindje

06/12/2019 - 11:46:00
A do të  hiqen vizat për Krishtlindje

Republikës së Kosovës nuk do t’i mjaftojë mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për të marrë liberalizimin e vizave si dhuratë për Krishtlindje gjatë këtij viti.

Kjo pasi që situata brenda institucioneve të Bashkimit Evropian dhe disponimi i shteteve tjera anëtare është tërësisht në disfavor të Kosovës.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23

Një burim zyrtar brenda Bashkimit Evropian ka konfirmuar se nuk pritet që Këshilli Evropian të diskutojë për këtë çështje gjatë këtij viti.

Çështja e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës nuk pritet të jetë në agjendën e ndonjë takimi të Këshillit Evropian gjatë këtij viti. Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar burime zyrtare brenda Bashkimit Evropian.

“Mund të konfirmoj që kjo temë nuk pritet të jetë në rendin e ditës të ndonjë mbledhjeje të Këshillit para fundit të vitit”, ka thënë për Gazetën Express ky burim.

Çështja e heqjes së regjimit të vizave për kosovarët ka ngecur në nivel teknik brenda Këshillit Evropian dhe nuk dihet as kur do të mundë të merret ndonjë vendim e as se kur do të mundë të kalojë në nivelin e ministrave.

“Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën kanë mbetur në nivelin teknik brenda Këshillit. Nuk mund të spekuloj se kur mund të sillet në nivelin ministror ose kur mund të merret një vendim”, ka shtuar tutje ky burim zyrtar nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë kjo çështje duket se nuk është prioritet as për Finlandën, shtet ky që aktualisht është duke e udhëhequr presidencën e Bashkimit Evropian.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Virpi Kankare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës në një përgjigje dhënë Gazetës Express, ka potencuar se nuk kanë ndonjë informacion shtesë lidhur me këtë çështje, përveç qëndrimit që kishte dhënë për Express më muajin qershor, se “duhet plotësuar kushtet dhe se vendimi është në dorën e Këshillit”.

“Me keqardhje ju njoftoj se nuk kemi ndonjë informacion të mëtutjeshëm mbi temën”, ka thënë ajo.

Gjithë kësaj situate i shtohet edhe qëndrimi i prerë i Francës së presidentit Emmanuel Macron, të cilët vazhdojnë të potencojnë se Kosova ende nuk i ka përmbushur kushtet për të lëvizur lirshëm në Zonën Schengen.

Këtë për Gazetën Express e kishte konfirmuar në fundin e muajit tetor një burim diplomatik brenda institucioneve franceze.

“Për heqjen e regjimit të liberalizimit të vizave kërkohet përmbushja e disa kushteve, përfshirë këtu sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, kishte thënë ky burim diplomatik duke shtuar se përveç Francës janë edhe disa shtete të tjera të cilat vlerësojnë se Kosova ende nuk i ka përmbushur kushtet.

Megjithatë gjithë këto qëndrime zyrtare të shteteve anëtare dhe institucioneve të Bashkimit Evropian nuk i bëjnë përshtypje kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, i cili vazhdon të urojë kosovarët për liberalizimin e vizave, që sipas tij kishte ndodhur qysh pas takimit që kishte pasur me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer gjatë verës.

Përveç ministrit Seehofer, mbështetje për vizat është dhënë edhe nga deputeti i partisë së kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, i cili gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, nga zyrat e LDK-së kishte deklaruar se liberalizimi i vizave mund të jetë një dhuratë e Krishtlindjeve për kosovarët.

Share9TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
79
Next Post
Prishtinë: I dashuri, e bën për spital

Prishtinë: I dashuri, e bën për spital

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi