• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Si u planifikua vrasja e Ivanoviqit dhe si e tradhtoi sekretarja e tij?

02/12/2019 - 19:13:45
Si u planifikua vrasja e Ivanoviqit dhe si e tradhtoi sekretarja e tij?

Prokuroria Speciale akuzon 6 persona për vrasjen e Ivanoviqit, në arrati i dyshuari kryesor Milan Radojçiq

Një grup i strukturuar kriminal është themeluar në Veri të Mitrovicës që nga viti 2011.
Ndërsa të gjithë anëtarët janë udhëhequr nga dy persona.

Lexo më shumë

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
0
Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

May 15, 2025
2

Bëhet fjalë për Zvonko Veselinoviqin e nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojciqin.

Madje Prokuroria Speciale ka prova se me urdhër të tyre prapa shpinës është ekzekutuar politikan serb Oliver Ivanociq.

Për këtë krim që ndodhi në janar të viti 2017 Prokuroria Speciale, këtë të hënë ka ngritur aktakuzë për 6 persona.

Tre nga ta ndodhen në paraburgim ndërsa në aktakuzë është përfshi edhe ish sekretaresha e Oliver Ivanoviqit Silvana Arsoviq.

Ajo akuzohet se ishte në dijeni se do të vritej Oliver Ivanoviq, dhe se qëllimisht kishte shkyçur kamerat e sigurisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës;

Në kohën e aktit të kryerjes së vrasjes së të ndjerit Oliver Ivanoviq, e pandehura ka qenë në dijeni se kamerat e sigurisë në zyrat e “SDP”-së kanë qenë të ndalura në mënyrë të dhunshme, duke u ç’kyqur nga rryma, me ç’rast ju është mundësuar lehtësim të dyshuarve që të mos incizohen nga kamerat e sigurisë, kur të kryhet akti i vrasjes ndaj të ndjerit Oliver Ivanoviq. E njëjta më 16.01.2018, në ora 08:16 menjëherë pas vrasjes së Oliverit ka aktivizuar kamerat e sigurisë në zyrat e partisë “SDP”, e cila ka qenë duke punuar si administratore në këto zyre dhe si person i vetëm në objektin e përmendur në kohën kur është kryer vrasja.
T
ë gjithë të përfshirit akuzohen se kanë marr pjesë në grup të strukturuar kriminal.

Ky grup sipas prokurorisë kanë kryer vrasje të rëndë e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në këtë aktakuzë në mesin e më të përmendurve është serbi Nedeljko Spasojeviq.

Prokuroria Speciale e Kosovës;

I pandehuri N.S., ( Nedeljko Spasojeviq) ka bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarit e panjohur që të kryejnë vrasjen e Oliver Ivanoviq, me ç’rast me dashje dhe dijeni i ka ndihmuar të dyshuarve të panjohur në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, duke krijuar kushtet dhe mënjanuar pengesat për kryerjen e veprës penale, ku i njëjti u ka lehtësuar të dyshuarve që të marrin veturën e markës Opell Astra, pa targa me dritare të errësuara, ta përcjellin të njëjtën veturë në drejtim të qytetit, nga e cila veturë është shtënë gjashtë herë në të ndjerin Oliver Ivanoviq.

Edhe policët e Kosovë nga komuniteti serb, kanë bashkëpunuar ngushtë me këtë grup kriminal, duke mos e siguruar vendin e ngjarjes e madje duke fshehur edhe provat nga skena e krimit.

Madje polici Marko Roshiq, kishte bashkëpunuar ngushtë me këtë grup edhe para kryerjes së kësaj vrasje.
Prokuroria Speciale e Kosovës;

I pandehuri M.R. (Marko Roshiq) ka bashkëpunuar ngushtë me të pandehurit N.S., R.B., M.R., Z.V. dhe Zh.B. me dashje dhe dijeni ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, duke e përcjellë viktimën Oliver Ivanoviq, para vrasjes, ndërsa pas vrasjes së të ndjerit në xhepin e tij është gjetur një copë letër me targa të veturës KM-014-FZ i markës xhip Santa FE me ngjyre të zezë, e cila veturë e ka përcjellë pas vrasjes së viktimës edhe vëllain e viktimës M.I.

Me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 të KPK-së lidhur me nenin 33 paragrafi 2 i KPRK-së.

Për këtë rast në arrati ndodhen Milan Radojciq e Zvonko Veselinoviq, ndaj të cilëve tani më është lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar nga Kosova.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
Bota

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
0
Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë
Lajme

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

May 15, 2025
2
Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës
Lajme

Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës

May 15, 2025
10
Pse nuk shkuan Trump dhe Putin, në takimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi
Lajme

Pse nuk shkuan Trump dhe Putin, në takimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi

May 15, 2025
11
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Vdes një grua në Prishtinë, policia nis hetimet

May 15, 2025
19
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

“Cirku” i Kuvendit vazhdon – sot përpjekja e 16-të

May 15, 2025
8
Next Post
I kërkuanë nga 100 euro ryshfet, arrestohen dy punëtorë të KEDS’it

I kërkuanë nga 100 euro ryshfet, arrestohen dy punëtorë të KEDS’it

Më të fundit

  • Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
  • Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë
  • Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi