Gjatë ditës së sotme, 110 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë nisur drejt Shqipërisë, për t’u dalë në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti.
Një ekip i Policisë së Kosovës prej 110 pjesëtarëve është nisur gjatë ditës sotme në Shqipëri për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë pas tërmeteve të shumta të ditës së djeshme.
Përmes një njoftimi Policia e Kosovës thotë se janë nisur njësitet emergjente për t’i asistuar.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka mobilizuar njësitet e saj policore të cilat i ka nisur në drejtim të Republikës së Shqipërisë, për t’iu asistuar njësiteve emergjente të cilat janë të inkuadruara në operacionin e kërkim-shpëtimit, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në disa lokacione të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, është bërë edhe publike fotografia ku shihen veturat e policisë së Kosovës në Rrugën e Kombit.
Deri më tani në Shqipëri kanë vdekur 31 persona dhe mbi 600 kanë mbetur të lënduar.














