Pallate të shëmbur, banesa të rrënuara, gjithcka në tokë. Është kjo situata dramatike që ka lënë pas, tërmeti i fuqishëm që goditi sot vendin mëngjesin e sotëm.
Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur vendin, ndërsa zyrtarisht 13 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë. Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz.
Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin