Kanë dalë të pajetë nga rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish- kënetës në Durrës tre persona, mes tyre një vajzë 6-7 vjeçare.
Gazetari i Ora Neës, Leonidha Musaj raportohet se në total në banesë ndodheshin 9 anëtarë të familjes Lala dhe 6 prej tyre ndodhen ende nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të komunikojnë me një djalë 17 vjeçar, i bllokuar në rrënoja.
Raportohet se ai është në gjendje të rëndë dhe po bëhet e pamundura për shpëtimin e tij.