• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

82 fëmijë u keqtrajtuan për 6 muaj

24/11/2019 - 13:24:51
82 fëmijë u keqtrajtuan për 6 muaj

Vetëm gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, janë raportuar 82 raste të keqtrajtimit të fëmijëve. Policia e Kosovës bën të ditur se 16 prej tyre kanë qenë raste me lëndim të lehta trupor. Kurse sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës 61.4 për qind e fëmijëve kanë përjetuar dhunë fizike, ndëshkim fizik apo dhunë psikologjike.

Këto shifra tregojnë për një shkallë të lartë të dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve, ka bërë të ditur drejtoresha e Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Donjeta Kelmendi.

Lexo më shumë

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
11
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
19

Kelmendi thotë se shumë të tjerë nga frika e stigmatizimi hezitojnë të raportojnë dhunën.

“Kjo përqindje flet për një shkallë shumë të lartë, alarmante të ushtrimit të dhunës së fëmijëve në mjedise familjare. E keqja është që vetëm një numër shumë i vogël i këtyre rasteve raportohen tek institucionet e Kosovës, qoftë tek policia e Kosovës apo Qendrat për punë sociale, prandaj të dhënat që paraqiten për rastet e raportuara numri është shumë i vogël nëse i krahasojmë me të hënat të cilat janë paraqitur sipas anketës ose hulumtimit të cilin e ka realizuar Agjencia e Statistikave të Kosovës”, ka thënë ajo.

“Nga frika e stigmës së familjes, nga shoqëria dhe komuniteti shumë prej rasteve të tilla shumë prej rasteve mbeten të fshehura dhe mbesin të pa raportuara brenda familjeve”, theksoi Kelmendi.

Sipas Kelmendit, arsyet që rastet e dhunës nuk raportohen janë të shumta. Madje, ajo thekson se dhuna në familje ende konsiderohet si metodë disiplinimi e fëmijëve.

“Arsyet për mosraportim të fëmijëve viktima të dhunës ose ndëshkimit fizik apo edhe dhunës psikologjike janë të shumta, një gjë duhet ta përmendim që dhuna në mjedise familjare akoma tek familjet e tona konsiderohet si metodë disiplinimi i fëmijëve prandaj edhe nuk raportohet, për rastet e tjera të cilat janë të shumë të rënda rastet e abuzimeve seksuale arsyet aty janë tjera të mos paraqitjeve të rasteve për shkak se këto janë vërtetë abuzime të rënda”, ka thënë ajo.

Kelmendi përmendi se dhuna ndaj fëmijëve shprehet madje edhe nga ata që janë të thirrur për t’i mbrojtur.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Poashtu është e papranueshme dhuna e cila ushtrohet nga profesionistët të cilët janë për mbrojtjen e fëmijëve, ose edukimin e fëmijëve, ku ata janë të thirrur me ligj të mbrojnë fëmijët dhe është për keqardhje dhe e papranueshme që ne kemi raste të cilat shumë shpesh raportohen edhe në medie të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve, qoftë nga mësimdhënësit në institucione arsimore apo edhe nga profesionistë të tjerë të cilët punojnë në mbrojtje të fëmijëve”, ka thënë Kelmendi.

Drejtoresha e KOMF-it, thekson se si koalicion ka bërë vazhdimisht thirrje që rastet e dhunës ndaj fëmijëve të raportohen.

“Kemi bërë thirrje që temat si dhuna të trajtohen si tema të veçanta në shkolla, në mënyrë që fëmijët të dinë se çfarë është dhuna format e dhunës ku ti raportojnë ato dhe të raportojnë dhunën, në mënyrë që të i edukojnë gjenerata e reja që dhuna është e papranueshme që në mënyrë graduale në vite të fillojnë zvogëlimin e dhunës ndaj fëmijëve”, përfundoi ajo.

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër
Lajme

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
11
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
19
Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
Lajme

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
15
Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
Lajme

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

June 7, 2025
12
Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
Lajme

Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet

June 7, 2025
6
Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit
Lajme

Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit

June 7, 2025
10
Next Post
Dy të arrestuar për prostitucion në Prizren

Dy të arrestuar për prostitucion në Prizren

Më të fundit

  • Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë
  • Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë
  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi