Një person me të kaluar kriminale është arrestuar në mesnatën e 24 nëntorit në Klinikën e Onkologjisë së QKUK’s, shkruan Telegramisot.com
Për këtë person, gjykata kishte lëshuar urdhëresë për arrestim. E policia e Kosovës gjatë arrestimit, tek personi i lartcekur ka gjetur një thikë dhe një brisk të vogël.
I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
“QKUK, Prishtinë 23.11.2019 – 00:29. Në bazë të urdhëresës së gjykatës në repartin e Onkologjisë në QKUK është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, te i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një shkrepës në formë të pistoletës, një thikë dhe një brisk i vogël.
Lidhur me rastin pas intervistimit me urdhër të prokurorit është cilësuar lënda dhe procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa lidhur me urdhëresën e gjykatës i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në vendimin e policisë.