• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kurti e kërcënon Veselin dhe Hradinajn: Ja ç’ka ju thotë

23/11/2019 - 08:41:58
“Merr në thu” Albin Kurti, i han fjalët për Gjykatë Speciale

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet që të bëhet edhe kryeministër i Kosovës pas një marrëveshje potenciale për koalicion me LDK’në, ka hedhur sot akuza në drejtim të qeverisë në detyrë që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

Siç ka shkruar Kurti, kjo qeveri po e shfrytëzon vakumin institucional për të marrë vendime të cilat dëmtojnë buxhetin e Kosovës, duke rehatuar militantë, bashkëpartiak e familjarë dhe vendosje nëpër pozita kyçe të njerëzve kompetentë për të cilët Kurti thotë se kanë potencial bllokues.

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
11
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
18

Megjithatë Albin Kurti thotë se pasi të zgjidhet kryeministër i vendit të gjitha vendimet që po merren nga qeveria në detyrë e që janë tejkalim i kompetencave të një qeverie kujdestare do të anulohen dhe vendimmarrësit do të vihen para përgjegjësisë.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit:

Periudha nga 6 tetori e këndej po karakterizohet nga keqpërdorimi i skajshëm i vakumit institucional nga ana e qeverisë në ikje. Keqpërdorime janë manifestuar në pothuaj të gjitha mënyrat e mundshme që përgjithësisht kanë tri gjëra të përbashkëta: rehatime të militantëve partiakë e të familjarëve nëpër detyra me përgjegjësi; vështirësimi i punës së qeverisë së re përmes vendosjes në pozita me rëndësi të personave jokompetentë e me potencial bllokues; si dhe, dëmtimi i buxhetit të shtetit.

Vendimi për bartjen e stafit të ministrive të caktuara në objekte private me shuma marramendëse të qerasë mujore; emërimet e paligjshme nëpër shërbime diplomatike; tentativa për të shtyrë përpara një proces tejet të korruptuar dhe të dyshimtë të emërimit të noterëve; gradimet nëpër ministri, ndërmarrje publike dhe agjencione qeveritare, janë disa nga vendimet e dëmshme dhe joligjore të qeverisë në ikje.
Ashtu siç qeverisën pa dije e me korrupsion, ashtu duan edhe të ikin.

Është shumë me rëndësi që të potencojmë për të satën herë me sa vijon:

1. Vendimet e paligjshme të qeverisë në periudhën tranzitore që shkojnë përtej kompetencave të një qeverie në ikje apo kujdestare do të anulohen dhe vendimmarësit do të thirren në përgjegjësi.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

2. Qeveria e re është qeveri e ndryshimit. Hapi i parë drejt ndryshimit do të jetë zvogëlimi thelbësor i numrit të ministrive dhe agjencioneve të pavarura. Në këtë kontekst, do të ketë nevojë për riorganizim të plotë të strukturës organizative të ministrive, andaj çfarëdo vendimi për punësim, risistemim apo gradim në këtë moment është i pavend dhe si i tillë do të pamundësohet. Sidomos tani që jemi në pritje të çështjes së ligjit të ri për zyrtarë publikë.

3. Qeveria e re ka si prioritet mbi prioritetet zvogëlimin e shpenzimeve qeveritare. Do të fillojmë me objektivin që asnjë institucion publik të mos vendoset nëpër objekte private. Kjo nënkupton që nuk mund të lejojmë rialokime të stafit nëpër ndërtesa vetëm e vetëm për të përmbushur apetitet për luks të individëve të caktuar në nomenklaturën politike e as nevojën për përfitime të paligjshme të pronarëve të objekteve të caktuara private.

4. Qeveria në ikje posaçërisht duhet të jetë e përmbajtur kur bëhet fjalë për emërime të ndjeshme si ato në Noteri, Gjyqësi, Diplomaci, Siguri publike apo AKI. Këto vendime i takojnë kryekëput qeverisë së re, pasi të ketë përfunduar skanimi i gjendjes ekzistuese dhe identifikimi i pengesave në operimin e suksesshëm të secilës prej tyre.

Njëkohësisht dua të siguroj të gjithë qytetarët që jam duke punuar me vullnetin dhe energjinë më të madhe që vakuumi institucional të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që sa më parë të fillojmë konkretizimin e shpresës që kemi ngjallë te qytetarët me fitoren e 6 tetorit. Do kërkoj edhe nga partnerët qeverisës që sa më parë të finalizojmë të gjithë hapat drejt nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
11
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
18
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
96
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
72
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
40
Next Post
Ky është motit për sot

Ky është motit për sot

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi