Policia e Kosovës në Pejë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të kapur të dyshuarin Naser Osmanaj nga Prekalla e Istogut.
Ai po kërkohet nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Mashtrim”, njofton Telegramisot.com.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë tha se çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com