• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Dyshimet për varrezë masive, nisin gërmimet në oborrin e UP-së

22/11/2019 - 12:14:20
Dyshimet për varrezë masive, nisin gërmimet në oborrin e UP-së

Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit të martën në oborrin e Universitetit të Prishtinës, afër Kishës Ortodokse do të nisin gërmimet lidhur me dyshimet se në atë pjesë mund të ketë varrezë masive.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, thotë se dëshmitarët kanë treguar se atë pjesë ka pasur lëvizje me ekskavatorë kryesisht natën në kohën e luftës.

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
11
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
18

“Puna jonë shpesh lidhet me kushtet atmosferike dhe shpesh mund të ndodh që lëvizet plani për një ditë, dy apo një javë, mirëpo ne jemi duke punuar në terren dhe në disa fronte.

Sot, kemi bërë planifikimin dhe zbatimin e urdhëresës së prokurores Drita Hajdari dhe të martën do të dalim në territorin e Universitetit të Prishtinës, tek Kisha Ortodokse për shkak të disa rrethanave të dëshmitarëve të një vendi ku e kemi gërmuar më herët, por thuhet që është një vend tjetër dhe të njëjtin do ta kontrollojmë të martën në orën 09:00 në Universitetin e Prishtinës”, tha Gërxhaliu.

Gërxhaliu tregon se dëshmitarët kanë rrëfyer se në kohë lufte dhe kryesisht natën janë parë duke u bartur qese të zeza dhe gërmime me ekskavatorë.

Ai tregon edhe për kohën kur ai vet kishte dalë menjëherë pas luftës në këto lokacione dhe në gjërat që kishte hasur në bodrumet e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik.

“Ai lokacion është lokacioni në të cilin e dimë fare mirë se në kohën e luftës kanë ekzistuar dy postblloqe të policisë, njëri ka qenë në pjesën e epërme të Fakultetit Juridik, aty ku është rruga e “Aktashit” dhe tjetri ka qenë në qoshin e udhëkryqit të hotel “Grandit”.

Nga këto dy post-blloqe të gjitha ata të cilët kanë qenë të ndaluar i kanë mbajtur në bodrumet e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të cilin e kemi vizituar pas luftës dhe ka qenë një vend në të cilin kemi pa mjete të cilat janë përdorur si : ndërresa të femrave, gjak etj, Gjithmonë është biseduar se në atë terren është punuar gjatë luftës sidomos natën me ekskavatorë. Njerëzit, dëshmitarët kanë parë se janë bartur disa qese të zeza, por ka qenë natë”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Bazuar në këto informata ne kemi bërë hapjen para dy viteve ku e kemi kontrolluar terrenin në ato vende për të cilat kanë folur dëshmitarët dhe kemi pasur rezultate negative, nuk ka dalë asgjë. Por, tani janë disa rrethana të reja, dëshmitari e lëvizë terrenin dhe thotë se në këtë pjesë ka qenë gërmimi gjatë asaj kohe të luftës. Ne në çdo moment kur kemi një rrethanë të re jemi të obliguar ta kontrollojmë atë terren dhe të shohim nëse do të ketë diçka nga dëshmia të cilën e kemi”.

Gërxhaliu ka treguar se të mërkurën, të enjten dhe sot është punuar në zhvarrimin e trupave të heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, të cilët do të rivarrosen nesër të Varrezat e Dëshmorëve.

“Pardje, dje dhe sot jemi të angazhuar edhe në një kërkesë, vendim të kryeministrit e cila shkon përmes Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë.

Jemi duke e bërë zhvarrimin e katër heronjve të kombit, Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani të cilët do të varrosen nesër në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë dhe të njëjtit jemi duke i kryer për t’i bërë gati për rivarrim”, tha Gërxhaliu për Ekonomia Online.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
11
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
18
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
96
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
72
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
40
Next Post
Policia jep detaje për incidentin në QNR

Policia jep detaje për incidentin në QNR

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi