• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Haradinaj optimist për vizat

20/11/2019 - 17:42:13
Këto janë dy shtetet që po e bllokojnë liberalizimin e vizave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka disa herë që po paralajmëron se për liberalizimin e vizave në BE do të ketë një vendim gjatë këtij viti. Këtë deklaratë të tij e përsëriti edhe dje gjatë një konference për media, kur tha se diçka në favor të kësaj do të ndodhë brenda këtij muaji.

Zyrtarë të Qeverisë megjithatë, nuk pranuan të japin detaje shtesë, se për çka e ka fjalën Haradinaj. Gazeta Express merr vesh se kjo deklaratë e tij lidhet me një vizitë që pritet të ndodhë në fund të nëntorit, ku edhe do të jepet lajmi se çështja e liberalizimit ka kaluar për diskutim në një instancë më të lartë.

Lexo më shumë

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini

May 15, 2025
11
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
6

“Kosovë, urime liberalizmi i vizave”, është deklaratë që jo pak herë e ka përsëritur nëpër disa paraqitje të tij, kryeministri tash në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pavarësisht se u kritikua nga kundërshtarët e tij e nga ndërkombëtarët që na kujtuan kriteret e mbetura për heqje të vizave, Haradinaj ka folur kështu edhe dje para gazetarëve.

Ai tha edhe se shpreson që brenda këtij viti do të vendoset për liberalizimin.

“Sa i përket liberalizimit, unë lexoj diplomatë, i lexova znj. Apostolova unë e di që ka plot skeptikë, ka edhe të atillë që s’kanë qef me pa liberalizimin, po mos harroni se jemi në punë, ne e përmbyllim edhe një proces të rëndësishëm, që me ndodh marrja e liberalizimit këtë vit, shpresoj që po. Unë muj me shku sot ata me ardhë nesër, s’ka rëndësi kur jemi te liberalizimi”, shtoi ai.

Javë më parë pritjet për vizat i kishte rritur një vizitë në Kosovë e Peter Beyer deputet gjerman, i cili kishtë përmendur Krishtlindjen si afat kur kosovarët mund të gëzohen rreth vizave.

Megjithatë, qeveria në largim e Kosovës, të kontaktuar nga Gazeta Express, nuk po pranojnë të japin detaje se për çka konkretisht e pati fjalën Haradinaj kur tha se do të përmbyllet një proces i rëndësishëm për vizat.
Vetëm pak ditë më parë, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova përsëriti përmbushjen e kritereve, derisa,

kërkoi që të bëhet ende punë në sundim të ligjit, migrim dhe siguri.

“E kuptoj plotësisht pritjen e kosovarëve për liberalizimin e vizave. Procesi është i gjatë dhe kompleks, ku të gjitha institucionet evropiane janë të përfshira në një fazë të caktuar. Komisioni Evropian veçse ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Parlamenti Evropian e ka mbështetur propozimin e Komisionit për liberalizimin e vizave në mars të vitit të kaluar. Propozimi tani është në pritje të Shteteve Anëtare në Këshillin e Bashkimit Evropian. Propozimi duhet të trajtohet objektivisht dhe me urgjencë”, ka deklaruar ajo.

Mirëpo, përveç shtetit gjerman, që ka dhënë indikacione se do të japë mbështetje për vizat, në BE ende ka skeptikë.
Gazeta Express duke u thirrur në burime diplomatike në Francë pati raportuar se ka disa shtete anëtare të BE-së që vlerësojnë se Kosova nuk ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe se Parisi zyrtar do të vëzhgojë me vëmendje avancimin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Derisa Haradinaj po mbështetet për vizat vetëm nga Gjermania, lajmin për liberalizim e pati dhënë gjatë Samitit të Berlinit në takimin që pati me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer. Haradinaj kishte deklaruar pas takimit se Kosova ka marrë “Po”-në e Gjermanisë për vizat.

Në maj të këtij viti, qeveria e Kosovës, në krye me Ramush Haradinaj kishin marrë vendim për krijimin e një grupi punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Brendshme Gjermane për harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizim të vizave.
Kryesues i grupit është shefi i stafit të kryeministrit, Selim Selimi, derisa anëtarë janë, Rejhane Vuniqi, Lirak Qelaj, Altin Ademi dhe Dardan Koqani.

Takimi i parë i grupit punues ishte mbajtur në muajin qershor të këtij viti, derisa kishte zgjatur më shumë se tetë orë.
Derisa në shtator ishte paralajmëruar edhe një vizitë tjetër, megjithatë e njëjta nuk ka ndodhur, e pritet të realizohet në fund të nëntorit.

Në vend do të qëndrojë grupi punues gjerman për vizat, nga ku edhe pritet që të jepet lajmi se do të shtyhet përpara edhe një çështje që na afron me liberalizimin. Edhe pse nuk është konfirmuar një gjë e tillë, çështja e liberalizimin mund të kalojë në instancën e dytë brenda Këshillit, (COREPER) për të kaluar pastaj për votim në Këshillin e Ministrave të shteteve anëtare të BE-së.

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
Bota

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini

May 15, 2025
11
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
6
Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
Lajme

Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

May 15, 2025
24
Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
Bota

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
17
Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë
Lajme

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

May 15, 2025
5
Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës
Lajme

Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës

May 15, 2025
11
Next Post
Mustafa e kërcënon VV-në: Nëse nuk pajtohemi shkojmë në zgjedhje

Mustafa e tregon ditën kurë do ta takoi Kurtin

Më të fundit

  • Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
  • Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë
  • Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi