Shërbimin Korrektues i Kosovës ka njoftuar se shtatë të dënuar kanë filluar punën jashtë institucionit korrektues,
ShKK ka filluar zbatimin e Udhëzimit Administrativ në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur të Smrekonicës për punën e të burgosurve jashtë institucionit korrektues, me ç ‘rast shtatë të dënuar kanë filluar punën jashtë këtij institucioni.
Ky shërbim përmes një komunikate për medie ka njoftuar se puna e të burgosurve është një aktivitet i nevojshëm drejtë risocializimit të suksesshëm dhe përgatitjes së tyre për tu rikthyer në shoqëri si individ të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë.
ShKK njofton se është duke e realizuar misionin e saj ligjor për parandalimin e përsëritjes së krimit në të ardhmen, duke synuar një shoqëri ku sundon ligji.
“Presim nga shoqëria e gjerë që t’i pranoi të burgosurit e punësuar në komunitet si pjesë jetës dhe punës në mjedisin e saj, si dhe të ndihmoi ShKK-në në misionin e saj të risocializimit dhe riintegrimit të të burgosurve në shoqëri në Republikën e Kosovë”, thuhet më tej në komunikatën e dërguar.