Banorët e qendrës së Banjës së Pejës kanë ngritur shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm, duke pretenduar se qytetarët dhe bizneset po përballen me ndërprerje që zgjasin deri në 48 orë.
Reagimi është përcjellë për TelegramiSot nga përfaqësuesi i banorëve, Arben Gorqaj, i cili ka ngritur akuza për mënyrën e menaxhimit të shërbimit të ujësjellësit.
Sipas banorëve, situata është veçanërisht shqetësuese gjatë sezonit turistik, pasi Banja e Istogut është një prej zonave me potencial të rëndësishëm turistik dhe shumë biznese varen drejtpërdrejt nga vizitorët.
“Banorët dhe bizneset po mbesin deri në 48 orë pa ujë të pijshëm”, thuhet në reagimin e tyre.
Banorët shprehen të indinjuar edhe me mënyrën se si, sipas tyre, janë trajtuar kërkesat për ndihmë dhe sqarime nga drejtuesii ujësjellësit, drejtori Flamur Arifaj.
Ata pretendojnë se në komunikimet e tyre kanë marrë përgjigje si: “Mos na shqetësoni ditëve të vikendit, ju lutem kursena.”
Bile ky i kërcënon banoret se do ti njftoj në polici pasi po e shqetësojnë
Shiko komunikimin e banorit me drejtorin menaxhues.

Për banorët, kjo nuk është thjesht një çështje teknike, por një problem që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe funksionimin e bizneseve.
Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë dhe të ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme.
“Banja nuk mund të lihet në mëshirë të fatit. Qytetarët kërkojnë ujë, përgjegjësi dhe zgjidhje, jo arsyetime”, thuhet në reagimin e përfaqësuesit të banorëve.
Banorët kërkojnë gjithashtu përgjegjësi nga drejtuesit e institucioneve që menaxhojnë furnizimin me ujë, duke theksuar se uji i pijshëm është shërbim jetik dhe nuk mund të mungojë për ditë të tëra.














