Kapiteni dhe shefi i operativës në Stacionin Policor në Pejë, Idriz Atashi, është nderuar me titullin “Qyt
“Nderi i Qytetit” të Pejës.

Ky vlerësim iu dha nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në sigurinë dhe rendin publik në komunë.

Sipas autoriteteve komunale, ky titull përfaqëson vlerësim institucional për punën dhe angazhimin profesional të Hatashit në shërbim të qytetarëve të Pejës.
Ceremonia e ndarjes së titullit u zhvillua në Pejë, ku u theksua roli i Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në nivel lokal.













