• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

25/12/2025 - 08:23:22
Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

25 dhjetor, 2025
Nga Ramiz Tafilaj
Houston, Texas

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Kosova po përjeton një nga fushatat më të ashpra, më të zhurmshme dhe më zhgënjyese të pasluftës.

Lexo më shumë

KEK-u me prodhimi  rekord me 3 blloqe paralelisht

KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht

February 3, 2026
6
Sot 9-vjetori i vdekjes së veteranit të UÇK-së,Haxhi Sutë Fazliaj

Sot 9-vjetori i vdekjes së veteranit të UÇK-së,Haxhi Sutë Fazliaj

January 30, 2026
51

Tre ditë para votimit, diskursi politik është zhytur në një vorbull dhune verbale, shpifjesh, shantazhesh dhe premtimesh boshe, duke e shtyrë qytetarin gjithnjë e më larg besimit se politika është mjet për përmirësimin e jetës së tij.

Në vend të garës së ideve, programeve dhe vizioneve konkrete për zhvillim ekonomik, drejtësi sociale dhe shtetndërtim, partitë politike janë vërsulur në një gjueti shtrigash, ku akuzat për “tradhti”, “bashkëpunim me Serbinë” dhe “spiunazh” janë shndërruar në monedhë elektorale.

Serbia vazhdon të jetë në qendër të fushatës jo si sfidë shtetërore që kërkon strategji të mençur dhe unitet politik, por si armë për shantazh të ndërsjellë, me shpresën se frika mobilizon më shumë se arsyeja.

Në këtë zhurmë të kontrolluar, qytetari harron – ose qëllimisht shtyhet të harrojë – faktin se të njëjtat parti e lanë Kosovën pa qeverisje funksionale për afro dhjetë muaj. Dhe rreziku që ky skenar të përsëritet është real.

Problemi nuk është vetëm te partitë, por edhe te sistemi zgjedhor. Kosova si një zonë e vetme zgjedhore e privon qytetarin nga përfaqësimi real.

Kandidatë të panjohur për komunitete të tëra sigurojnë mandate në zona ku nuk kanë asnjë lidhje shoqërore, kulturore apo ekonomike. Deputetë që vijnë nga mjedise të varfra, brenda pak muajsh shfaqin pasuri marramendëse, pa asnjë transparencë bindëse.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ka deputetë që pas zgjedhjeve nuk e vizitojnë më vendlindjen e tyre, por jetojnë mes Prishtinës dhe kryeqyteteve evropiane, duke lënë përshtypjen se janë të shkëputur nga realiteti i qytetarit që i votoi. Kjo nuk është përfaqësim – kjo është përvetësim i pushtetit.

Qeveritë e kaluara, pa përjashtim, kanë pasur zyrtarë të akuzuar për korrupsion. Ironikisht, secila prej tyre ka shpallur luftë kundër korrupsionit, ndërsa në praktikë ai vetëm është thelluar.

Shpresa e madhe se Lëvizja Vetëvendosje do të sillte stabilitet dhe ndryshim rrënjësor u zbeh shpejt. Në vend të reformës së thellë, u rrit polarizimi, gjuha e urrejtjes dhe një kulturë përjashtuese që e trajtoi kritikën si armiqësi.

PDK-ja dhe LDK-ja, secila në periudhat e veta, nuk treguan guxim të mjaftueshëm për t’u shkëputur realisht nga korrupsioni dhe klientelizmi.

AAK-ja dhe NISMA, ndonëse me peshë më të vogël, nuk arritën të ofrojnë një alternativë bindëse sistemike.
Megjithatë, është e rëndësishme të thuhet qartë: asnjë parti nuk është monolite.

Brenda secilës ka njerëz të ndershëm, profesionistë dhe të përkushtuar, që do ta meritonin votën e qytetarit. Problemi është se sistemi aktual e pamundëson votimin e lirë për individin e preferuar përtej kufijve partiakë.

Një tjetër sëmundje e skenës sonë politike është personalizimi ekstrem i pushtetit.

Lëvizje që funksionojnë më shumë si projekte të një lideri sesa si institucione demokratike rrezikojnë vetë demokracinë parlamentare. Në shtetet funksionale, lideri ka rëndësi të kufizuar; vendimet merren në parlament, me debat, kompromis dhe votë të lirë.

Kur partia barazohet me një emër, atëherë mendimi ndryshe shtypet dhe kritika përjashtohet. Kjo nuk është reformë – është regres.

Dhe megjithatë, pavarësisht dështimeve të partive politike, Kosova nuk dështon.

Shteti do të vazhdojë të ekzistojë, sepse për herë të parë ndodhet qartë në të njëjtën hemisferë interesash me aleatët strategjikë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është një mundësi historike që nuk duhet shpërdoruar nga politika e vogël ditore.

Zgjedhjet nuk duhet të jenë fitore e një partie, por fitore e qytetarëve. Qeveria e ardhshme, cilado qoftë ajo, duhet të jetë e barabartë ndaj të gjitha komunave dhe qytetarëve, pa dallime partiake.

Në fund, votuesve në Kosovë dhe në diasporë u mbetet përgjegjësia më e madhe: të votojnë me mendje të kthjellët, jo me frikë, jo me urrejtje, por me shpresën se vota e tyre nuk do të vidhet, as keqpërdoret.
Demokracia nuk është perfekte, por është më e fortë kur qytetari nuk dorëzohet.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 le të jenë një hap drejt një Kosove më të drejtë, më përfaqësuese dhe më dinjitoze – një shtet demokratik dhe funksional.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

KEK-u me prodhimi  rekord me 3 blloqe paralelisht
Ekonomia

KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht

February 3, 2026
6
Sot 9-vjetori i vdekjes së veteranit të UÇK-së,Haxhi Sutë Fazliaj
Lajme

Sot 9-vjetori i vdekjes së veteranit të UÇK-së,Haxhi Sutë Fazliaj

January 30, 2026
51
Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria
Ekonomia

Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

January 28, 2026
14
Tafilaj: Rugova i ka ikur LDK-së, e LDK-ja, Rugovës e Kosovës
Lajme

Tafilaj: Rugova i ka ikur LDK-së, e LDK-ja, Rugovës e Kosovës

January 27, 2026
25
Avokati i Popullit apo i ‘Baliut’?  Pas vajzës, Bali Muharremajt i punësohet edhe dhëndri
Lajme

Avokati i Popullit apo i ‘Baliut’? Pas vajzës, Bali Muharremajt i punësohet edhe dhëndri

January 26, 2026
315
Sokol Haliti në zemër të Evropës: Vitia prezantohet në Konferencën Evropiane për Biomasën në Austri
Lajme

Sokol Haliti në zemër të Evropës: Vitia prezantohet në Konferencën Evropiane për Biomasën në Austri

January 24, 2026
10
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Ja sa persona u vranë për 26 vite në Pejë

Më të fundit

  • KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht
  • Sot 9-vjetori i vdekjes së veteranit të UÇK-së,Haxhi Sutë Fazliaj
  • Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi