• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Vjosa Osmani “E shiti tradhtinë si vlerë”

06/11/2025 - 06:57:45
Kurtin e Osmanin i presin në takim dy senatorët amerikanë

Pavarësisht se partitë ish-opozitare dhe parti të minoriteteve jo-serbe kanë deklaruar se nuk kanë votë për Vetëvendosjen, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vendosur që të mandatojë, Glauk Kojufcën, si kandidat i dytë i VV-së për kryeministër.

Kur është pyetur për gjasat që Konjufca të votohet në këto rrethana kur s’ka sinjale të partive politike për votë ndryshe, Osmani për të arsyetuar vendimin e saj, ka thënë se në histori ka pasur raste kur deputetët kanë votuar ndryshe nga qëndrimi i partisë, duke nisur me shembullin e saj kur kishte votuar në vitin 2014 kundër zgjedhjes së Isa Mustafës kryeministër.

Lexo më shumë

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
50
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
3

Ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë të shkurtër për Express, ka thënë se kjo deklaratë e Osmanit i ka bërë përshtypje dhe e ka bërë të mendojë se si dikush mundohet ta shesë si vlerë demokratike tek të tjerët “një tradhti” ndaj partisë së vet.

Mustafa thotë se kjo deklaratë e Osmanit ishte ftesë për tradhti, meqë “përmes asaj rruge do të ndodhë vlerësimi dhe avancimi nga Lëvizja Vetëvendosje.”

Sipas tij, deklarata e Presidentes tregon “një nivel të mjerë” të saj.

“E dëgjova dhe më la përshtypje! Mendova, si munden njerëzit që tradhtitë e tyre ndaj partisë që i ka ngritur dhe i ka bërë deputet të mundohen ti shesin si vlera demokratike për të tjerët. Ajo thjesht tha, unë e kam tradhtuar partinë time, i kam tradhtuar njerëzit që më kanë përkrahur dhe më kanë besuar. Kështu jam bërë presidente. Veproni edhe ju kështu dhe do të vlerësoheni dhe avancoheni nga VV-ja. Thjeshtë tregoi dhe predikoi që tradhtitë dhe mosdëgjueshmëritë brenda subjekte tjera të shërbejnë si kritere mbizotëruese për nominim të kandidatit të dytë për kryeministër. Ky ishte niveli i mjerë i Presidentes”, ka thënë Isa Mustafa.

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i LDK-së tutje është shprehur se mbase nuk do t’ia zinte për të madhe Osmanit një deklaratë të tillë, nëse Qeveria Kurti që u formua mbi një “tradhti” të tillë, do t’i kishte shërbyer Kosovës për të mirë.

“Ndoshta s’do të ia kisha parë për të madhe, nëse “qeveria e shpresës” e cila zuri fill mbi këto sjellje t’i kishte shërbyer Kosovës për të mirë. Në të kundërtën, e katandisën vendin, e vunë nën sanksione ndërkombëtare, e shkelën Kushtetutën shumë herë, bllokuan shtyllën e drejtësisë dhe ushqyen korrupsionin”, ka thënë Mustafa.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Një deklaratë e tillë, që Mustafa e cilëson si krekosje, thotë se mund t’i adresohet vetëm “ndonjë mbeturine të mentalitetit të saj në LDK”.

“Krekosja se nuk e ka votuar kryetarin e partisë së saj ( ish partisë së saj) mund ti adresohet ndonjë mbeturine të mentalitetit të saj në LDK”, është shprehur ai.

Mustafa në fund ka thënë se vlerëson qëndrimin e LDK-së dhe besimin që deputetët po e tregojnë në raport me programin dhe vlerat të një partie që ka formuar shtetin e Kosovës.

Sipas ish-kreut të LDK-së, përpjekjet për shkatërrim nga brenda të partive politike janë sulm ndaj vlerave të shtetit.

“Kosova do të ec përpara vetëm nëse zhvillohet jeta plurale duke u forcuar partitë politike, jeta demokratike dhe konkurrenca programore. Tendenca për shkatërrim nga brenda të subjekteve politike dhe konkurrencës demokratike është sulm ndaj vlerave të shtetit tonë”, ka përfunduar Mustafa.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
Lajme

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
50
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
3
Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
Lajme

Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

December 21, 2025
9
Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan
Lajme

Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan

December 21, 2025
7
Nis prodhimi i veturës së parë fluturuese, do të kushtojë mijëra dollarë
Kuriozitet

Nis prodhimi i veturës së parë fluturuese, do të kushtojë mijëra dollarë

December 21, 2025
8
Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit
Lajme

Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit

December 21, 2025
14
Next Post
Konjufca nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

A i ka votat për Qeverinë Konjufca?

Më të fundit

  • Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
  • Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët
  • Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi