• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Delegacioni nga Kosova Lindore pritët në Texas: Zëri i Shqiptarëve që nuk heshtet

27/10/2025 - 07:14:52
Delegacioni nga Kosova Lindore pritët në Texas: Zëri i Shqiptarëve që nuk heshtet

Nga Ramiz TAFILAJ
Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”

Në një atmosferë miqësore e të ngrohtë shqiptarie, në zemër të Texasit – në Dallas – u zhvillua një takim historik mes një delegacioni nga Kosova Lindore dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë

Alarmi i EULEX-it: Situata në veri të Kosovës mund të përkeqësohet lehtë

Arrestohen katër serbë të armatosur që u futën ilegalisht në Kosovë

November 17, 2025
9
Policia inicion rast penal pas kërcënimit të Presidentes

“900 banda kriminale”, Presidentja pranon huqjen skandaloze

November 17, 2025
11

Delegacioni, i kryesuar nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, z. Shaip Kamberi, dhe i përbërë nga veprimtarët e njohur Ragmi Mustafa dhe Ragmi Mustafi, u shoqërua nga patrioti dhe lobisti i shquar në Washington, Dr. Faton Bislimi, një zë i fortë i çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Pas një takimi zyrtar me kongresmenë të shtetit të Texasit, delegacionit iu shtrua një drekë solemne pune në restorantin e njohur “Bruno’s” në Dallas, pronë e patriotit të shquar z. Bruno Ceka. Atmosfera e kësaj mbrëmjeje ishte përplot frymë bashkimi, respekti e përkushtimi ndaj çështjes kombëtare.

Në mesin e të ftuarve nderi ishin edhe z. Ramiz Tafilaj, drejtor i përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve” dhe veprimtar i dalluar i diasporës shqiptare në SHBA; juristi Arben Haziri nga Houston; si dhe figura të njohura të komunitetit shqiptar si z. Nazar Mehmeti, z. Hysen Zeqa, dhe majori i qytetit të Wylie, z. Genc (Gino) Mulliqi.

Në fjalën e tij, deputeti Shaip Kamberi solli një pasqyrë të dhimbshme të realitetit politik e shoqëror me të cilin përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Ne kemi ardhur këtu për të kërkuar mbështetjen e miqve amerikanë, për të kërkuar të drejtat tona ligjore dhe njerëzore,” theksoi ai.

“Është e papranueshme që një shtet si Serbia, që mohon çdo të drejtë të njeriut për pakicat, të kërkojë autonomi për një grusht serbësh në Kosovë, ndërsa shqiptarëve të Luginës së Preshevës u mohohen simbolet, gjuha, arsimi dhe ekzistenca vetë.”

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Ragmi Mustafa, ndau shqetësimin për diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve.

Ai theksoi absurditetin e ligjeve serbe që nuk njohin diplomat e fituara në Universitetin e Prishtinës pas vitit 2008 dhe që pengojnë regjistrimin e pronave nëse dokumentet e lindjes janë nga Kosova.

“Madje, – tha ai me dhimbje, – në shumë raste, edhe pas vdekjes nuk të regjistrojnë si të vdekur, sepse për ta ti nuk ke ekzistuar as i gjallë.”

Në të njëjtën linjë, z. Ragmi Mustafi, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Kosovën Lindore, solli një tablo tronditëse për shpopullimin e trojeve shqiptare: “Shkollat tona po zbrazen, të rinjtë po ikin, vetëm të moshuarit po mbeten. Është tragjike ta shohësh një vend që po shuhet çdo ditë.”

Në këtë mbrëmje, një fjalë të ngrohtë e patriotike mbajti edhe z. Ramiz Tafilaj, i cili në emër të “Gazeta e Alpeve” përshëndeti delegacionin. “Ne e ndjejmë dhimbjen tuaj, sepse edhe ne, në diasporë, jetojmë çdo ditë me plagët e kombit.

Ju përfaqësoni pjesën më të ndjeshme dhe më heroike të trupit shqiptar – atë që nuk u dorëzua as para robërisë e as para asimilimit,” theksoi Tafilaj.

Ai rikujtoi se përfaqësuesit e Kosovës Lindore kanë qenë çdoherë pjesë e “Takimeve të Mëdha të Gazetës së Alpeve”, ku zëri i tyre është dëgjuar me respekt e dashuri kombëtare.

“Kur një pjesë e kombit jeton në liri dhe tjetra në robëri, – tha Tafilaj, – atëherë barra e ndërgjegjes kombëtare bie mbi ne të lirët.

Ne kemi për detyrë ta mbajmë gjallë frymën shqiptare dhe të ndihmojmë çdo vëlla tonin që ende lufton për identitetin e vet.”

Një ndër fjalimet më prekëse erdhi nga juristi Arben Haziri, i cili foli për jetën e mërgimtarëve në SHBA.

“Ne punojmë me orë të gjata, shpesh 12 deri në 15 orë në ditë, vetëm që t’u sigurojmë fëmijëve tanë arsimim dhe të ardhme më të mirë,” tha ai. Ai përmendi përkushtimin e tij dhe bashkëshortes Nerimane Haziri, bankiere në Houston, për të shkolluar katër fëmijët e tyre, si shembull i sakrificës së çdo familjeje shqiptare që jeton me zemrën në atdhe.

Artisti dhe intelektuali Hysen Zeqa, nga ana tjetër, foli për punën e tij në dokumentarët “Andrra Amerikane”, që pasqyrojnë jetën e diasporës. Puna e tij, e pritur me entuziazëm nga publiku, është një dëshmi tjetër e kontributit kulturor të mërgatës.

Në fjalimet e tyre, Bruno Ceka, Zek Nokshiqi dhe Nazar Mehmeti vlerësuan punën e bordit të Shoqatës Shqiptare të Dallasit, i cili po vazhdon me përkushtim traditën e ndritur të themeluesve të parë të komunitetit.

U theksua se bordi i Shoqatës zgjidhet çdo katër vjet dhe se tashmë, falë punës së organizuar dhe vizionit të qartë, pasardhësit tanë do ta kenë udhërrëfyesin e duhur për mënyrën se si të menaxhojnë me komunitetin në të ardhmen.

Gjithashtu, u përmend se nga 650 restorante shqiptare që operojnë në trekëndëshin Dallas – Fort Worth – Austin, një pjesë e fitimeve të tyre shkon për mbështetjen e veprimtarive shqiptare, duke dëshmuar fuqinë ekonomike dhe solidaritetin e diasporës sonë.

Takimi përfundoi me një drekë pune që zgjati mbi katër orë, ku u shkëmbyen përqafime, ide dhe premtime për bashkëpunim të vazhdueshëm.

Në fjalën lamtumirëse, Dr. Faton Bislimi u zotua se do të vazhdojë përpjekjet për sensibilizimin e politikëbërësve amerikanë, duke u bërë zëri i pashuar i shqiptarëve kudo që janë.

Delegacioni do ta mbyllë vizitën në New York, ku priten takime të tjera me kongresmenë dhe senatorë amerikanë. Në emër të delegacionit, z. Kamberi falënderoi përzemërsisht komunitetin shqiptar të Texasit dhe “Gazetën e Alpeve” për mbështetjen e panderprerë ndaj çështjes kombëtare.

Ky takim dëshmoi edhe njëherë se diaspora shqiptare është jo vetëm ambasadore e kombit tonë në botë, por edhe shtylla morale që mban gjallë kujtesën, identitetin dhe shpresën kombëtare. Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë vetëm – ata kanë një komb pas vetes që i do, i dëgjon dhe është gati t’u qëndrojë pranë me çdo mjet e në çdo kohë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Alarmi i EULEX-it: Situata në veri të Kosovës mund të përkeqësohet lehtë
Lajme

Arrestohen katër serbë të armatosur që u futën ilegalisht në Kosovë

November 17, 2025
9
Policia inicion rast penal pas kërcënimit të Presidentes
Lajme

“900 banda kriminale”, Presidentja pranon huqjen skandaloze

November 17, 2025
11
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Plagoset një person në Prishtinë

November 17, 2025
14
Osmani e bën Kosovën, Meksikë : I çmontuam mbi 900 banda
Lajme

Osmani e bën Kosovën, Meksikë : I çmontuam mbi 900 banda

November 17, 2025
9
Bedri Hamza sot shkon me  tubim në Lipjan
Lajme

PDK sot e zgjedh kryetarin e ri

November 17, 2025
10
Clark sot nis dëshminë në Hagë, në mbrojtje të Thaçit
Lajme

Clark sot nis dëshminë në Hagë, në mbrojtje të Thaçit

November 17, 2025
14
Next Post
Nënë e bir turistë suedezë, kanë humbur në Llogora, nisin kërkimet për gjetjen e tyre

Nënë e bir turistë suedezë, kanë humbur në Llogora, nisin kërkimet për gjetjen e tyre

Më të fundit

  • Arrestohen katër serbë të armatosur që u futën ilegalisht në Kosovë
  • “900 banda kriminale”, Presidentja pranon huqjen skandaloze
  • Plagoset një person në Prishtinë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi