Një grua ka shkuar të shtunën në polici dhe ka shpallur të zhdukur burrin e saj.
Ajo ka deklaruar se nuk e di vendndodhjen e tij.
Sipas saj, bashkëshorti kishte dalur nga banesa të enjten më 2 tetor dhe nga ajo kohë nuk dihet gjë për fatin e tij.
Njoftimi:
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Vicianum, Prishtinë / 02.10.2025 – 19:40. Më 04.10.2025 ankuesja f/k ka raportuar se burri i saj m/k është larguar nga banesa e saj dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.