• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Arritje historike për Universitetet publike të Republikës së Kosovës

27/09/2025 - 19:59:38
Arritje historike për Universitetet publike të Republikës së Kosovës

Në kuadër të Konferencës së fundit të Rektorëve të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës, është nënshkruar një marrëveshje e parë shumëpalëshe ndëruniversitare në nivel kombëtar, duke shënuar kështu një moment të paprecedent dhe me rëndësi të madhe për historinë e arsimit të lartë në vend.

Ky akt nuk është vetëm një dokument formal bashkëpunimi, por një ngjarje simbolike dhe e veçantë që përfaqëson vizionin e përbashkët të universiteteve publike dhe të Kolegjit IBSM në Mitrovicë për të ardhmen e arsimit dhe kërkimit shkencor në Kosovë.

Lexo më shumë

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
25
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k

Marrëveshja u nënshkrua nga rektorët e Universitetit të Prishtinës, Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë, Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë, Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan, Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, si dhe nga rektorja e Kolegjit Publik IBSM në Mitrovicë.

Për herë të parë, këto institucione kanë vendosur të shtrijnë një kornizë të përbashkët bashkëpunimi që i tejkalon marrëveshjet e zakonshme dypalëshe dhe i jep formë një aleance të gjerë, me përmasa kombëtare.
Ky hap i guximshëm përfaqëson një bashkim të vullneteve për të krijuar një platformë të përbashkët për modernizimin e arsimit të lartë, ku në qendër vendoset studentët, mësimdhënia cilësore, kërkimi shkencor i avancuar inovacioni dhe teknologjia. Marrëveshja është frymëzuar nga parimet e digjitalizimit dhe të inteligjencës artificiale, duke e vendosur Kosovën në një rrugëtim të ri drejt harmonizimit me praktikat më të avancuara të arsimit evropian dhe botëror.

Fushat që përfshin kjo marrëveshje janë të gjera dhe përfshijnë shkëmbimin e personalit akademik dhe studentëve, organizimin e konferencave dhe universiteteve verore e dimërore ndërkombëtare, zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, rrjetëzimin e zyrave të karrierës dhe krijimin e qendrave të ekselencës. Përveç kësaj, është paraparë aplikimi i përbashkët në fonde kombëtare dhe ndërkombëtare, duke synuar rritjen e ndikimit rajonal dhe global të universiteteve kosovare.

Elementi që e bën këtë marrëveshje të veçantë është karakteri i saj historik dhe simbolik: ajo vë në pah se për herë të parë universitetet publike të Kosovës dhe një kolegj publik janë bashkuar në një front të vetëm për t’i dhënë arsimit të lartë një dimension të ri. Ky bashkim vullnetesh dhe vizionesh nuk është vetëm një marrëveshje teknike, por një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit kur qëllimi është i përbashkët – zhvillimi akademik dhe shkencor i vendit.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, palët janë zotuar gjithashtu të ndërmarrin nisma strategjike si themelimi i një konsorciumi kërkimor e mësimor, hartimi i një strategjie të përbashkët për ndërkombëtarizim, avancimi i sistemit të menaxhimit universitar në frymën moderne të inteligjencës artificiale dhe krijimi i grupeve të përbashkëta pune për profilizimin e institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Marrëveshja ka hyrë në fuqi me nënshkrimin e saj dhe do të jetë e vlefshme për një periudhë pesëvjeçare, duke ruajtur autonominë e plotë të secilit institucion. Për zbatimin e saj, është paraparë themelimi i një komisioni të përbashkët të Konferencës së Rektorëve, i cili do të mbikëqyrë zbatimin dhe do të koordinojë projektet dhe aktivitetet e përbashkëta.
Ky zhvillim përbën një ngjarje të veçantë për arsimin e lartë në Kosovë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kjo jo vetëm që forcon lidhjet ndëruniversitare, por krijon edhe një frymë të re bashkëpunimi që do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e studimeve, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të shoqërisë kosovare. Për herë të parë, universitetet publike të Kosovës kanë vendosur të flasin me një zë të vetëm dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme të bazuar në dije, inovacion dhe bashkëpunim akademik të qëndrueshëm.

Në vizionin e saj, Konferenca e Rektorëve të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë ka qëllim që në të ardhmen e afërt një marrëveshje e tillë të zgjerohet edhe me universitetet motra anë e kënd botës universitare shqiptare. Ky orientim synon që bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike të Kosovës të marrë përmasa rajonale dhe ndërkombëtare, duke krijuar ura të reja lidhjeje me universitete shqiptare në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e diasporë, në mënyrë që të ndërtohet një hapësirë e përbashkët akademike kombëtare.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
25
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
Lajme

Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës

June 2, 2026
20
Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti
Lajme

Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti

June 1, 2026
32
Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn
Lajme

Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn

May 30, 2026
31
Nita Efendia Brovina, merr mbështetje të fuqishme në Novosellë e Rogovë
Lajme

Nita Efendia Brovina, merr mbështetje të fuqishme në Novosellë e Rogovë

May 30, 2026
18
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Bie në bunar 20 metra të thellë, burri në Lybeniq të Pejës

Më të fundit

  • Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
  • Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
  • Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi