Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është rrëmbyer mbrëmë në Veternik nga dy persona.
Sipas viktimës, të njëjtit e kanë dërguar në një shtëpi të pa banuar aty e kanë mbajtur deri në mëngjes dhe se është përdorë forcë fizike ndaj tij.
Dy të dyshuarit janë arrestuar, teksa për rastin është identifikuar edhe një i tretë.
“RRËMBIM-Veterrnik, Prishtinë 18.09.2025 –23:10. Me 19.09.2025 është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë marrë me forcë viktimën mashkull kosovar duke e futë në veturë, sipas viktimës e kanë dërguar në një shtëpi të pa banuar aty e kanë mbajtur deri në mëngjes si dhe ndaj tij është përdorë forcë fizike. Lidhur me rastin është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi & banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./