• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Zelensky: I presim 3.5 miliardë për armë amerikane për ta luftuar Rusinë

18/09/2025 - 05:40:44
Franca i del krah Ukrainës me armatim

Ukraina pret kah muaji i ardhshëm t’i ketë rreth 3.5 miliardë dollarë në një fond për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara, për ta vazhduar luftën e saj mbi trevjeçare kundër pushtuesit rus, tha të mërkurën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Marrëveshja financiare, e njohur si Lista e Kërkesave Primare të Ukrainës (PURL), mbledh kontribute nga vendet anëtare të NATO-s, përveç Shteteve të Bashkuara, për të blerë armë, municione dhe pajisje amerikane.

Lexo më shumë

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
13
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29

“Ne kemi marrë më shumë se 2 miliardë dollarë nga partnerët tanë posaçërisht për programin PURL”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Do të marrim fonde shtesë në tetor. Mendoj se do t’i kemi diku rreth 3.5–3.6 miliardë dollarë”, theksoi ai.

Zelensky nuk dha hollësi për armët do të vijnë në dërgesat e para, por theksoi se ato do të përmbajnë raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore, Patriot, dhe municione për Sistemet e Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS).

Përfundimi i luftës në Ukrainë duket ende larg, pavarësisht përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA për muaj të tërë.

Sistemet Patriot janë thelbësore për t’u mbrojtur nga sulmet raketore ruse, ndërsa sistemet HIMARS kanë forcuar ndjeshëm aftësinë e ushtrisë ukrainase për goditje të sakta.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, përsëriti gatishmërinë e Rusisë për bisedime për paqe, duke u thënë gazetarëve të mërkurën se “ne mbetemi të hapur për negociata dhe preferojmë ta zgjidhim krizën ukrainase me mjete politike dhe diplomatike”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Megjithatë, Moska i ka kundërshtuar propozimet kryesore, prandaj edhe bisedimet për paqe kanë ngecur.

Ndërkohë, sulmet më të fundit ajrore ruse gjatë natës shkaktuan ndërprerje në shërbimet hekurudhore dhe energjetike të Ukrainës, thanë zyrtarët të mërkurën. Përveç kësaj, një bombë ruse goditi një qytet në rajonin jugor të Hersonit, duke i plagosur tri gra dhe një vajzë 3-vjeçare, bëri të ditur kreu rajonal, Oleksandr Prokudin. /REL

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
13
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
92
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
38
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Next Post
Izraeli: Deri tani i kemi vr*arë ‘qindra ter*roristë’

Në këtë fundjavë Britania e Madhe do ta njohë shtetin palestinez

Më të fundit

  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
  • Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi