• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

A ka Lista Serbe të ardhme në institucionet e Kosovës?

04/09/2025 - 05:20:24
A ka Lista Serbe të ardhme në institucionet e Kosovës?

Nga një instrument për integrimin e komunitetit serb në shoqërinë kosovare, në një nxitës të dezintegrimit të tij.

Kështu e sheh rrugëtimin e Listës Serbe Belgzim Kamberi nga Instituti joqeveritar për Politika Sociale “Musine Kokalari”, në Prishtinë.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
176
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Vetëm pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, thotë ai, do të shihet nëse ajo ka ndryshuar ndërkohë qëndrimet dhe politikat e saj.

Tash për tash, sipas Kamberit, mbetet e paqartë nëse kjo parti – më e madhja e serbëve në Kosovë, e mbështetur nga Beogradi – do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit dhe bashkëjetesës, apo do të vazhdojë me një politikë destruktive që nxit mosbesim.

Nga ana tjetër, Miodrag Milliqeviq nga organizata joqeveritare “Aktiv” në Mitrovicë të Veriut vlerëson se Lista Serbe ka humbur tashmë besueshmërinë dhe aftësinë për të bërë koalicione, dhe se këtë nuk do ta ndryshonin as ndërrimet e mundshme të kuadrove brenda saj.

Ai thekson se kjo situatë është kryesisht pasojë e sulmit të armatosur në Banjskë, më 2023, por edhe e veprimeve sipas parimit “ngrohtë-ftohtë”.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit e mori nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Lista Serbe nuk bëri ndonjë deklaratë në lidhje me këtë sulm, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës, ndërsa në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Lista Serbe as nuk u distancua nga Radoiçiqi, të cilin, deri atëherë, e mbronte vazhdimisht.

Në nëntor të vitit 2022, kjo parti i braktisi institucionet e Kosovës në veri të vendit, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me ato të Kosovës.

Më pas, në prill të vitit 2023, ajo bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale dhe më vonë për bojkotimin e votimeve për zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe.

Ndaj, kryetarët shqiptarë, të cilët nuk pranohen nga popullata shumicë serbe, mbetën në pushtet në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok deri në fund të mandateve të tyre.

Lista Serbe, megjithatë, iu rikthye proceseve zgjedhore.

Aktualisht ka 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet lokale, të planifikuara për 12 tetor.

Javën e kaluar, ajo iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sepse nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb nuk u votua në paketë me kandidaten tjetër për nënkryetare nga komunitetet pakicë joserbe.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e përfundoi seancën konstituive më 30 gusht, edhe pse nënkryetari serb nuk u zgjodh.

A është i mundur “rehabilitimi” i Listës Serbe?

Radio Evropa e Lirë pyeti Listën Serbe nëse ka vështirësi të funksionojë brenda institucioneve të Kosovës dhe nëse do t’i ndryshonte politikat apo strukturat e partisë, por nuk mori përgjigje.

Pas seancës së Kuvendit javën e kaluar, deputeti i kësaj partie, Igor Simiq, tha se të drejtat e komunitetit serb po shkelen, ashtu si edhe rendi kushtetues dhe Rregullorja e punës së Kuvendit.

“Lista Serbe dhe populli serb nuk janë pengesë, e as dikush që dëshiron t’i bllokojë proceset. Kërkojmë vetëm që të respektohen të drejtat tona”, tha Simiq.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kamberi thotë se sulmi i armatosur në Banjskë ka hapur dilema rreth Listës Serbe dhe se udhëheqja e re e saj, me Zllatan Ellekun në krye, nuk e ka ndryshuar shumë situatën.

“Do të shohim se si do të sillet Lista Serbe pasi të kthehet në pushtet në nivelin lokal [në veri të Kosovës], çfarë lloj marrëdhënieje do të ketë me Prishtinën zyrtare… Qëndrimet e Listës Serbe do të varen edhe nga procesi i dialogut, por edhe nga zhvillimet në Serbi. Nëse SNS-ja [Partia Përparimtare Serbe] mbetet në pushtet, do të shohim se çfarë do t’i sugjerojë Listës Serbe. Nëse atje ndryshon qeveria, mbetet të shihet nëse do ta mbështesë konceptin e Listës Serbe apo të ndonjë partie tjetër politike”, thotë Kamberi.

Milliqeviq nuk beson se ndryshimet brenda Listës Serbe mund të ndikojnë pozitivisht në besueshmërinë e kësaj partie.

Ai thotë se partitë politike duhet të gjejnë një zgjidhje kompromisi dhe ta zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb, në mënyrë që kjo bllokadë të zgjidhet.

“Është e vështirë të pritet ndonjë ribrendim i Listës Serbe, por, po ashtu, nuk ka kuptim të refuzohet votimi për njerëz që nuk janë drejtpërdrejt përgjegjës për ndonjë ngjarje. Nëse si argument përdoret ende se kush është parë me kë në disa fotografi, kush u takua me kë për një kafe… dijeni që këtyre historive nuk u takon vendi në Kuvend”, vlerëson Milliqeviq.

Pas disa muajsh bllokadë institucionale, kryetari i Kuvendit të Kosovës u zgjodh në fund të gushtit, por problemi vazhdoi me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Pasi Lista Serbe refuzoi ta ndërronte kandidatin e saj, Sllavko Simiq, i cili nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme në tri runde votimi, kryetari i Kuvendit, Basha, vendosi ta përcaktonte emrin e ri me short.

As kandidatët tjerë serbë nuk i morën votat e nevojshme dhe ai e mbylli seancën konstituive.

Presidenca e Kosovës tha se po bën një “analizë” të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe se presidentja Vjosa Osmani do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me qëllim garantimin e stabilitetit institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
176
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
200
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
40
Next Post
Kërcënon Putin: Do t’i arrijmë objektivat me luftë nëse Ukraina nuk bie dakord marrëveshje paqeje

Kërcënon Putin: Do t’i arrijmë objektivat me luftë nëse Ukraina nuk bie dakord marrëveshje paqeje

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi