• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ja çka ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës?

31/08/2025 - 06:52:48
Ja çka ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e shpalli dje “të mbyllur” seancën konstituive, pavarësisht se Kuvendi dështoi të zgjedhë nënkryetarin nga komuniteti joshumicë serb të shtunën.

Dy deputetë të Listës Serbe, Miljana Nikolliq dhe Igor Simiq, nuk morën asnjë votë në tri runde votimi secili, pasi u hodhën në votim përmes shortit nga kryetari Basha.

Lexo më shumë

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
3
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29

As deputeti tjetër nga ky komunitet, Nenad Rashiq, nuk arriti të zgjidhej, pasi mori 56 vota për, pesë më pak se të paktën 61 votat e nevojshme.

Dështimi për të zgjedhur një deputet nënkupton se Kuvendi nuk ka më asnjë përfaqësues nga komuniteti joshumicë serb për ta votuar për nënkryetar. Ditë më parë, Kuvendi kishte zgjedhur kryetarin dhe katër nënkryetarë.

Kryetari Basha theksoi se seanca konstituive “mbyllet këtu”, megjithëse Rregullorja e punës së Kuvendit thotë se seanca konstituive përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë në lidhje me nënkryetarin që vjen nga pakica serbe, prandaj, në këtë rast, konsiderojë se e kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës, konsideroj se kjo seancë konstituive është e mbyllur”, tha Basha.

Ai e thirri një mbledhje të kryesisë së Kuvendit për të hënën, më 1 shtator.

“Në emër të funksionalizimit të Kuvendit dhe materializimit të rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, konsiderojnë se moszgjidhja e njërit prej gjashtë anëtarëve të kryesisë së Kuvendit nuk mund të bëhet pengesë që bllokon konstituimin e Kuvendit”, theksoi Basha.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

LVV e cilëson Kuvendin të konstituar, të tjerët e kundërshtojnë

Për Lëvizjen Vetëvendosje, fituesen e zgjedhjeve të shkurtit, Kuvendi i Kosovës “është konstituar”, por ky qëndrim është kundërshtuar nga partitë e tjera parlamentare dhe nga ekspertët ligjorë.

Dy deputetë të LVV-së, Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiu, thanë pas seancës se vendi duhet të vazhdojë me formimin e Qeverisë së re.

“Situata është kushtetuese, sepse kemi shterur të gjitha mundësitë. Janë tentuar të gjithë kandidatët, dhe asnjë nuk ka marrë votat. Në situatë të tillë nuk mund të bllokohet vendi. Të vijmë te situata e mandatarit, pastaj shohim. Të vazhdohet me institucionet, krijimin e tyre. A i kemi numrat do ta shihni në seancën kur votohet Qeveria”, tha Murati.

Haxhiu shtoi se “është e rëndësishme të ecim përpara me kryesinë, kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur, jemi të interesuar të ecim përpara ose me Qeverinë e re, ose me zgjedhje”.

Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se Kuvendi nuk është konstituuar ende.

“Kushtetuta e Republikës, Rregullorja e Kuvendit dhe aktgjykimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese janë të qarta dhe pa ekuivok sa i përket procedurave dhe kushteve të konstituimit të tij. Çdo tentim për të interpretuar ndryshe apo për të anashkaluar këto dispozita themelore përbën shkelje të rendit kushtetues dhe cenim të parimeve demokratike mbi të cilat mbështetet shteti ynë”, thuhet në reagimin e LDK-së në Facebook.

LDK thekson se Kuvendi nuk mund të funksionojë dhe të marrë vendime pa përmbushur më parë procesin e konstituimit sipas ligjit dhe rregullores. Partia nuk ka votuar as për zgjedhjen e Bashës kryetar, as për nënkryetarët e zgjedhur, përfshirë sot nënkryetarin nga komuniteti joshumicë serb.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Lëvizja Vetëvendosje po “tallet me Kuvendin dhe qytetarët”.

“Nuk varet nga vullneti dhe interpretimi i kryetarit të Kuvendit se a përfundon a jo seanca konstituive, por kjo është e qartë sipas Kushtetutës dhe Rregullores së punës”, tha Krasniqi.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
3
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
92
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
38
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Next Post
Pse nuk do të ndodhë takimi Putin–Zelensky, flet kancelari Merz

Pse nuk do të ndodhë takimi Putin–Zelensky, flet kancelari Merz

Më të fundit

  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
  • Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi