Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit.
Atje sipas informacioneve, dyshohet se dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.
Telegramisot merr veshë se i dyshuari për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për Policinë, i cili për momentin është në arrati .
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.
Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale, në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë e tragjik për Kosovën.














