• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Krejt çka ndodhi e u tha për tragjedinë në Ujman

30/07/2025 - 07:35:22
Krejt çka ndodhi e u tha për tragjedinë në Ujman

Operacioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit për gjetjen e trupit të 33-vjeçarit Rrahim Latifi, i cili u hodh nga ura më 27 korrik, është shoqëruar me reagime të shumta dhe debate të nxehta, si në opinionin publik, ashtu edhe në skenën politike dhe diplomatike.

Aksioni, i cili fillimisht u përshëndet si një ndërhyrje humanitare, shpejt u politizua pasi disa zyrtarë të pushtetit dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e paraqitën operacionin si “hyrjen e parë të FSK-së në veri të Kosovës”.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
19

Në këtë kontekst, u publikuan edhe fotografi ku ishin retushuar automjetet e KFOR-it, siç u tha, me qëllim që të mos dukej roli i tyre në mision, njofton Periskopi.

Kjo shkaktoi një reagim të ashpër nga Ambasada Gjermane, e cila shprehu “shqetësim të thellë për politizimin e çështjes dhe përpjekjet për manipulim vizual dhe narrativ”.

Ambasada theksoi se “trishtimi për humbjen tragjike të jetës duhet të jetë moment zie kolektive, jo rast për pikëzim politik”.

Sipas saj, misioni i FSK-së ishte autorizuar nga KFOR-i vetëm për qëllime humanitare dhe çdo interpretim ndryshe është mashtrues dhe i rrezikshëm për besimin publik.

Edhe Franca, përmes ambasadorit të saj në Prishtinë, Olivier Guerot, reagoi duke theksuar rëndësinë e rolit të KFOR-it dhe nevojën që ky kontribut të respektohet nga të gjithë aktorët në Kosovë dhe rajon, transmeton Klankosova.tv.

Ai paralajmëroi për rrezikun që vjen nga përhapja e dezinformatave dhe manipulimit sistematik të informacionit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në debatin e zhvilluar mbrëmjen e së martës në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, opinionisti Avni Arifi tha se përdorimi i FSK-së për qëllime propagandistike e dëmton thellësisht shtetin dhe institucionet.

“Kemi ardhur në situatën ku ambasadori gjerman i thotë kryeministrit të vendit se është mashtrues. Kjo është e pashembullt dhe shumë serioze për imazhin e shtetit”, tha Arifi.

Në të njëjtin emision, ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, kritikoi politizimin e operacionit, duke theksuar se kjo qasje demotivon pjesëtarët e ushtrisë dhe dëmton misionin e saj.

Ai kujtoi se FSK ka ndërhyrë edhe më parë në veri, përfshirë një operacion në vitin 2015 po në Liqenin e Ujmanit, pas një aksidenti me varka.

Ndërsa Vlora Çitaku, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, e quajti të neveritshme propagandën e pushtetit.

Ajo akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë ndjeshmërie njerëzore dhe për përpjekje për të rishkruar historinë.

“FSK nuk ka shkuar në veri për luftë, por për të ndihmuar në një tragjedi njerëzore. Marrë ju qoftë!”, shkroi ajo në Facebook.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
19
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
23
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
100
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
73
Next Post
FSK e shoqëruar nga KFOR zbarkon në Veri

Sot varroset Rrahim Latifi që e humbi jetën në Ujman - Foto

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi