Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur pasditen e djeshme në Prishtinë, ku një person i dënuar me gjobë është paraqitur vetë në polici, pasi nuk kishte mundësi ta paguante shumën e caktuar nga gjykata.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 09 korrik 2025, rreth orës 15:30, në njësinë policore “Veriu” është paraqitur Kastriot Ahmeti, 34-vjeçar i cili kishte urdhëresë aktive për një gjobë prej 1,200 euro.
Për shkak se nuk kishte mundësi ta shlyente këtë shumë, dënimi i shqiptuar ishte shndërruar në 60 ditë burgim.
Pas verifikimeve nga zyrtarët policorë, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë masën e caktuar nga gjykata.














