Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka njoftuar se është duke vazhduar konsultimet me strukturat dhe aktivistët e partisë për listën e Asamblesë Komunale, duke kërkuar mobilizim të plotë për zgjedhjet e ardhshme.
Ky është postimi i plotë
Të nderuar aktivistë të Aleancës që keni kontribuar ndër vite në Prishtinë,
Ju ftoj të gjithëve që së bashku t’i bëjmë konsultimet për listën për Asamblenë Komunale dhe për punët që na presin përpara.
Kërkoj angazhimin dhe aktivizimin e secilit prej jush, që këtë fushatë ta organizojmë ashtu siç na ka hije.
Kandidaturën për kryetar e kam pranuar me bindjen e plotë se kësaj radhe do t’ia dalim bashkë për Prishtinën. Jam kandidati juaj për kryetar dhe, po ashtu, do t’i prij edhe listës për Asamble Komunale. Konsultimet tona do t’i përfundojmë deri të premten.
Sa i përket çështjes së koalicionit aktual, vendimin do ta marrë gjatë ditëve në vijim.
Ju uroj suksese në punë!
Dalshim faqebardhë!