• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

137 ditë nga zgjedhjet, çka po pret Kurti i cili sillet herë si “Kryeministër”, herë veç deputet

26/06/2025 - 16:16:56
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

Nesër në Kuvendin e Kosovës do të mbahet vazhdimi i 37 i seancës konstituive, ku deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të përsërisin ritualin pak minutësh të mbledhjes me votim të dështuar, për ta caktuar vazhdimin e ri.

Në seancën e fundit Kurti pati veç 52 vota ndërsa këto ditë provoi të tallet duke thënë se “opozita” po ia vazhdon mandatin.

Lexo më shumë

“Hakmarrja” e Putinit ndaj Ramës! Dëbohet diplomatja shqiptare

Trump paralajmëron: Rusia përveç Ukrainës mund ti pushton edhe disa vende të tjera

June 26, 2025
98
Intervistohet Martin Berishaj, Prokuroria Speciale jep detaje

Intervistohet Martin Berishaj, Prokuroria Speciale jep detaje

June 26, 2025
14

“Ju gjithmonë e dini që kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtojë mandatin qeverisë. Përveç opozitës kosovare, e cila, siç jeni dëshmitarë të gjithë ju, po e zgjat mandatin e qeverisë Kurti. Dikush edhe mund të mendojë se kemi marrëveshje”, tha Kurti duke u përpjekur për një formulim sa më “kreativ”.

“Pra, ne si qeveri në detyrë kemi marrëveshje me opozitën aktuale që të qëndrojmë sa më shumë në pushtet. Por ju siguroj që kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam shpjegim për këtë sjellje nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës”, shtoi ai.

Por, në realitet situata është më ndryshe.

48 deputetët që Kurti kishte arritur t’i marrë nga zgjedhjet e fundit dhe 9 vota të minoriteteve joserbe s’po i mjaftojnë atij as për të kaluar një prej hapave më të lehtë e themelorë, atë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Insistimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kurtit në emrin e Albulena Haxhiut, pa i pasur 61 vota, ka çuar vendin në një bllokadë politike. LDK, PDK dhe AAK nuk po e votojnë atë për shkak të asaj se çfarë ka bërë e ka thënë si politikane në raport me ta. S’po ia përkrahin as përpjekjen për ndërrim të metodës së votimit.

Derisa NISMA e Fatmir Limajt s’pranon të përfshihet në pazare me Kurtin për çështjen e kryekuvendarit, derisa s’ka një marrëveshje politike edhe rreth qeverisë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Përpjekjet për sigurim të votave individuale nga Kurti kanë qenë të mëdha, megjithatë pa sukses.

Kjo ka bërë që Kosova të mbetet pa institucione të reja për plotë 137 ditë që nga data 9 shkurt. Pavarësisht kësaj, deputeti i LVV-së, Albin Kurti, vazhdon ta ushtrojë edhe pozitën e kryeministrit të vendit – ka vlerësime se këtë po e bënë duke e shkelur ligjin.

Këtë periudhë mbi 100 ditë pa qeveri të re, Kurti e ka cilësuar si Qeveria Kurti 2.5 ( në kuptim të zgjatjes së mandatit), derisa synon Qeverinë Kurti 3. Për këtë të fundit thotë se i ka votat dhe në mënyrë të vazhdueshme kërkon nga opozita që t’ia votojnë kryetaren e Kuvendit për ta testuar më pas me bërjen e Qeverisë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

“Hakmarrja” e Putinit ndaj Ramës! Dëbohet diplomatja shqiptare
Bota

Trump paralajmëron: Rusia përveç Ukrainës mund ti pushton edhe disa vende të tjera

June 26, 2025
98
Intervistohet Martin Berishaj, Prokuroria Speciale jep detaje
Lajme

Intervistohet Martin Berishaj, Prokuroria Speciale jep detaje

June 26, 2025
14
Shteti i Kosovës i pagoi gati 59 mijë euro pensione për të vdekurit
Ekonomia

Shteti i Kosovës i pagoi gati 59 mijë euro pensione për të vdekurit

June 26, 2025
25
A po e zyrtarizon sot Faton Peci, kandidaturen nga LVV-së për kryetar të Mitrovicës ?
Lajme

A po e zyrtarizon sot Faton Peci, kandidaturen nga LVV-së për kryetar të Mitrovicës ?

June 26, 2025
21
Pse BE-ja e testoj Urën e Ibrit e jo Qeveria  e Kosovës?
Lajme

Pse BE-ja e testoj Urën e Ibrit e jo Qeveria e Kosovës?

June 26, 2025
10
Çka po ndodhë: Agim Bahtiri e “kërcënon” Albin Kurtin, me largim nga VV-ja
Lajme

Çka po ndodhë: Agim Bahtiri e “kërcënon” Albin Kurtin, me largim nga VV-ja

June 26, 2025
67
Next Post
Intervistohet Martin Berishaj, Prokuroria Speciale jep detaje

Intervistohet Martin Berishaj, Prokuroria Speciale jep detaje

Më të fundit

  • Trump paralajmëron: Rusia përveç Ukrainës mund ti pushton edhe disa vende të tjera
  • Intervistohet Martin Berishaj, Prokuroria Speciale jep detaje
  • 137 ditë nga zgjedhjet, çka po pret Kurti i cili sillet herë si “Kryeministër”, herë veç deputet
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi