Presidenti amerikan, Donald Trump. Shtëpia e Bardhë.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar atë që e ai e quajti një armëpushim “të plotë dhe total” midis Izraelit dhe Iranit në një postim në Truth Social , për të cilin shpreson të bëhet i përhershëm.
Trump është shprehur se armëpushimi do të fillojë përafërsisht pas gjashtë orësh.
“Ka pasur një marrëveshje të plotë midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një armëpushim të plotë dhe të përgjithshëm (për rreth 6 orë nga tani, kur Izraeli dhe Irani do të përfundojnë misionet e fundit të tyre). Ky armëpushim do të zgjasë për 12 orë, dhe pas kësaj periudhe, lufta do të konsiderohet e mbyllur”, ka shkruar ai.
Trump tutje ka dhënë edhe disa detaje rreth asaj se çka pritet të ndodh në orët në vazhdim.
“Zyrtarisht, Irani do të fillojë armëpushimin dhe, pas orës së 12-të, Izraeli do të nisë armëpushimin, dhe pas 24 orëve, do të shpallet fundi i Luftës 12 ditore, që do të nderohet nga e gjithë bota. Gjatë çdo armëpushimi, pala tjetër do të mbetet paqësore dhe e respektueshme. Nëse gjithçka shkon siç duhet, siç do të ndodhë, do të dëshiroja të përgëzoja të dy vendet, Izraelin dhe Iranin, për durimin, guximin dhe inteligjencën që treguan për të mbyllur atë që mund të quhet “LUFTA 12 DITORE”.
“Kjo është një luftë që mund të kishte zgjatur për vite dhe mund të kishte shkatërruar të gjithë Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë kurrë! Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti e bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zoti e bekoftë botën”, shkroi tutje presidenti amerikan.