• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Amerika hyn në luftë kundër Iranit, alaramohet bota – zhvillimet e fundit

22/06/2025 - 07:14:38
Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë

Është mëngjes në Lindjen e Mesme, një rajon që po përgatitet për të panjohurën pasi SHBA-ja hyri zyrtarisht në konfliktin Iran-Izrael të dielën duke kryer sulme ndaj disa objekteve kyçe bërthamore iraniane, shkruan CNN, përcjell Gazeta Express.

Veprimet janë përshkruar nga Presidenti Donald Trump si “të suksesshme”, por gjithashtu rrezikojnë ta përshkallëzojnë më tej konfliktin dyjavor, me Iranin që më parë kishte premtuar se çdo sulm nga SHBA do të sillte hakmarrje.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18

Këto janë në pika të shkurtëra zhvillimet më të fundit:

Sulmet e SHBA-së: Presidenti Donald Trump njoftoi për sulmet të shtunën vonë në mbrëmje në SHBA, duke thënë se ato kishin goditur objekte bërthamore iraniane përfshirë Fordow, Natanz dhe Isfahan. Këto janë vende të rëndësishme; Natanzi është objekti më i madh për pasurimin e uraniumit në Iran, dhe Fordow është një vend shumë sekret i ndërtuar thellë në male.

Fjalimi i Trumpit: Në një fjalim kombëtar nga Shtëpia e Bardhë, Trump i quajti sulmet një “sukses spektakolar ushtarak” dhe pretendoi se objektet bërthamore ishin “shkatërruar plotësisht dhe tërësisht”, pa dhënë prova. Ai gjithashtu paralajmëroi se SHBA mund të godasë objektiva të tjerë nëse Irani nuk kërkon paqe. Në një postim në rrjete sociale më pas, ai paralajmëroi Iranin se çdo hakmarrje do të përballej me forcë.

Çfarë ka thënë Irani: Zyrtarët iranianë kanë konfirmuar sulmet, sipas mediave shtetërore. Agjencia atomike e qeverisë premtoi se “kurrë” nuk do ta ndalë programin bërthamor dhe u bëri thirrje vendeve ndërkombëtare t’i dënojnë sulmet. Një këshilltar i shquar i liderit suprem të Iranit ka bërë thirrje për sulme me raketa ndaj anijeve të marinës amerikane dhe mbylljen e një rruge kyçe për eksportin e naftës. Por ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Ayatollah Ali Khamenei.

Reagimi i botës: Shefi i Kombeve të Bashkuara tha se është “thellësisht i alarmuar” nga sulmi i SHBA-së dhe paralajmëroi kundër përshkallëzimit të mëtejshëm. Disa vende të Amerikës Latine i kanë dënuar sulmet, ndërsa të tjera kanë shprehur shqetësim dhe kanë bërë thirrje për dialog. Izraeli i ka përshëndetur sulmet dhe e ka falënderuar Trumpin për veprimin.

Çfarë pritet më tej: Bota tani po pret të shohë se si mund të reagojë Irani – dhe nëse sulmet do të përshkallëzojnë më tej konfliktin apo do ta sjellin fundin e konfliktit. Ndikimi i sulmeve dhe statusi i objekteve bërthamore nuk janë ende të qarta.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
22
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
100
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
73
Next Post
Irani: Bota nuk duhet të harrojë se Amerika, na tradhtoi në mes të një procesi diplomatik

Irani: Bota nuk duhet të harrojë se Amerika, na tradhtoi në mes të një procesi diplomatik

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi