• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Shefi i stafit të Kurtit: Po vëllai im i është futur tregtisë me rrymë vendosi ta provojë fatin

30/05/2025 - 18:48:27
Shefi i stafit të Kurtit: Po vëllai im i është futur tregtisë me rrymë vendosi ta provojë fatin

Shefi i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Luan Dalipi, ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media, ka thënë se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë është MDA, kompani e themeluar nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Dalipi ka thënë se vëllai i tij, Dritoni ka vendosur “ta provojë fatin”, në tregun e lirë energjetik. Dalipi ka thënë se ai ka aplikuar ligjërisht, si qytetar i thjeshtë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës

June 2, 2025
10
Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave

Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave

June 2, 2025
7

“Dritoni, afarist që 20+ vite, është qytetar i lirë dhe ka të drejtë të angazhohet në zhvillim biznesi, si çdo qytetar tjetër në këtë vend.

Unë kam shërbyer me dinjitet dhe përkushtim në këtë Qeveri tash e katër vjet. Kjo nuk do të thotë që e gjithë familja ime ka hyrë në Qeveri. E as që duhet të paragjykohet për lidhje farefisnore me mua. Unë e inkurajoj Dritonin që të jetë sa më i suksesshëm në biznes, ashtu siç e bëj me secilin tjetër në sektor privat. (Lexoni biografinë e shkurtër timen në fund të këtij postimi për ta kuptuar më mirë pse e them këtë.) Dritoni dhe cilido qytetar tjetër ka të drejtë të aplikojë për një licencë në tregun e liberalizuar të energjisë. Pastaj është çështje e tregut – ofertë e kërkesë – për ata që kuptojnë pak nga ekonomia. Nëse është konkurrues, do të kontraktohet nga kompani private. Asgjë më shumë, e asgjë më pak”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Qëndrim personal – Për hir të opinionit publik

Po, është e vërtetë – që kur kam hyrë në Qeveri, Dritoni s’ka pushu së qenë vëllau jem (as nuk ishte për t’u pritur ndryshe). Dritoni s’është ministër, s’është këshilltar, s’është as roje tek dera – është thjesht një qytetar i lirë që pas 20 vitesh punë të suksesshme në biznes, ka vendos, para rreth 1 viti, me provu fatin në tregun e liberalizuar të energjisë, si çdo tjetër. Aplikoi ligjërisht, siç bëjnë njerëzit normalë. Portalet që e bënë këtë “Breaking News” ndoshta kanë nevojë për pushim veror… ose një kurs bazik në ekonomi. Kurse për ata që duan të dinë më shumë – lexoni më poshtë.

Dritoni, afarist që 20+ vite, është qytetar i lirë dhe ka të drejtë të angazhohet në zhvillim biznesi, si çdo qytetar tjetër në këtë vend.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Unë kam shërbyer me dinjitet dhe përkushtim në këtë Qeveri tash e katër vjet. Kjo nuk do të thotë që e gjithë familja ime ka hyrë në Qeveri. E as që duhet të paragjykohet për lidhje farefisnore me mua. Unë e inkurajoj Dritonin që të jetë sa më i suksesshëm në biznes, ashtu siç e bëj me secilin tjetër në sektor privat. (Lexoni biografinë e shkurtër timen në fund të këtij postimi për ta kuptuar më mirë pse e them këtë.)

Dritoni dhe cilido qytetar tjetër ka të drejtë të aplikojë për një licencë në tregun e liberalizuar të energjisë. Pastaj është çështje e tregut – ofertë e kërkesë – për ata që kuptojnë pak nga ekonomia. Nëse është konkurrues, do të kontraktohet nga kompani private. Asgjë më shumë, e asgjë më pak.

Për qytetarët e ndershëm të këtij vendi, përfshirë edhe ata me bindje të ndryshme politike: Mos i besoni gjithçkaje që lexoni në portale që fatkeqësisht shumë prej tyre janë shndërruar në vegla të propagandës politike. Ka shumë mercenarë që nuk e kanë hallin tek e vërteta, por tek titujt bombastikë.

Në shkurt e kam pasë një postim rreth krahasimit të kontratave njëburimore, përfshirë edhe ato për media. Shpenzimet për media për ditë qeverisje, nga 2008 e deri në 2024:

AAK rreth 2,900 euro;

PDK rreth 2,000 euro;

LDK rreth 1,400 euro; dhe

LVV rreth 200 euro.

Këto ^^ shifra tregojnë qartë se për opozitën, komunikimi publik nuk ishte mjet transparence, por mjet propagande, apo i sigurimit të ‘heshtjes’ kundrejt qeverisjes jo të mirë të tyre. Ndërsa, Qeveria Kurti nuk ka pasë nevojë ta siguron ‘heshtjen’ e mediave, sepse ka qenë e udhëhequr nga vlerat e transparencës dhe llogaridhënies.

Me iu kthy çështjes së ditës:

Liberalizimi i tregut të energjisë është vendim ekskluziv i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), një organ i pavarur nga Qeveria që i raporton Kuvendit. Edhe pse sfidat janë reale, ky proces ka qenë i paralajmëruar që nga viti 2016.

Kam pasë biznes timin për shumë vite dhe kam pasë bashkëpunim me shumë prodhues, i kuptoj vështirësitë në të cilat kalojnë për të qenë konkurrent në tregun vendor e të jashtëm.

Qeveria Kurti ka mbështetur vazhdimisht bizneset, veçanërisht prodhuesit, përmes kredive të subvencionuara, fondeve për modernizim dhe eksporte, dhe po planifikon masa të reja për të lehtësuar tranzicionin – si skema për energji efiçiente, subvencione për pajisje moderne dhe mbështetje për auditime energjetike. Njëkohësisht, Ministria e Ekonomisë po komunikon ngushtë me odat dhe prodhuesit për të siguruar bashkërendim më të mirë me ZRrE-në dhe furnizuesit, në funksion të informimit dhe rritjes së konkurrencës që i shërben interesit publik.

Për transparencë:

MDA është një kompani private me 20+ vite përvojë, ne pronesi 100% dhe e drejtuar nga Dritoni – jo nga unë.

Nga viti 2004 deri në 2024, MDA ka qarkulluar 27 milionë euro, ka paguar 1.5 milionë euro taksa, dhe ka pasur mbi 500 punonjës të angazhuar në kohë të ndryshme, në qindra projekte. Shumica dërmuese të qarkullimit ka ardhur nga oraganizata e huaja donatore në Kosovë. Është kompani që nuk është as e afërt me militantizëm politik, por që bazohet në cilësi dhe profesionalizëm.

Përgatitjet për të hyrë në tregun e energjisë së ripërtëritshme Dritoni e ka marr para rreth një viti, për mundësinë për të investuar në tokë private familjare. Tregtimi i energjisë është parë nga ai thjeshtë si mundësi për ta komplimentuar këtë tendencë për tu zgjeruar në këtë sektor. Aplikimi për licencë është bërë në mënyrë të hapur, ligjore dhe të rregullt pranë ZRRE-së.

Falemnderit për vëmendjen.

Ps.: Sa për njoftim personal, për ata që nuk më njohin dhe janë të interesuar:

Gjatë këtyre katër viteve në qeverisje, kam qenë i angazhuar në koordinimin e planifikimit qeveritar, si dhe në monitorimin dhe vlerësimin e performancës së Qeverisë, në mbështetje të Kryeministrit Kurti. Nëse pyesni nëpër institucione, besoj se do të dëgjoni vlerësime pozitive për bashkëpunimin tim me kolegët dhe angazhimin për rezultate konkrete—gjë që më bën krenar për kontributin tim në këtë sektor.

Unë gjithmonë kam besuar dhe vazhdoj të besoj në një sektor privat konkurrues, besim që e kam ndërtuar përmes arsimit dhe përvojës sime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë angazhimin në Departamentin Amerikan të Tregtisë.

Jam bashkëthemelues dhe dy herë Kryetar i Bordit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, si dhe bashkëkryesues i Fondit për Edukim Amerikan në Kosovë dhe i Këshillit Konsultativ të Biznesit të Kosovës.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës

June 2, 2025
10
Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
Lajme

Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave

June 2, 2025
7
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Arrestohet një polic dhe dy qytetarë: Polici ishte i suspenduar për një rast tjetër

June 2, 2025
13
Tërmet në Kroaci
Lajme

Tërmet në Malin e Zi

June 2, 2025
5
Në QKUK mbetën vetëm 44 anesteziologë kurse nevojiten 105
Lajme

Në QKUK mbetën vetëm 44 anesteziologë kurse nevojiten 105

June 2, 2025
4
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 25-të, a do të ketë konstituim të Kuvendit?

June 2, 2025
6
Next Post
Këto lagje në kryeqytet do të mbesin deri në 9 orë pa ujë

Sot mbesin pa ujë këto lagje të Prishtinës

Më të fundit

  • Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës
  • Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
  • Arrestohet një polic dhe dy qytetarë: Polici ishte i suspenduar për një rast tjetër
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi