Presidenti i Amerikës, Donald Trump tha se e pyeti homologun e tij rus, Vladimir Putin se kur do t’i jepte fund luftës në Ukrainë gjatë telefonatës dyorëshe.
“Unë i thashë: “Kur do t’i japim fund kësaj gjakderdhjeje”. Besoj se ai dëshiron t’i japë fund”, tha presidenti në Zyrën Ovale.
Trump gjithashtu paralajmëroi se do të tërhiqet nga bisedimet Rusi-Ukrainë nëse nuk ka përparim.
Ai shtoi se ka “ego” të përfshirë.
“Ego të mëdha përfshihen, por mendoj se diçka do të ndodhë. Dhe nëse nuk ndodh, unë thjesht tërhiqem dhe ata do të duhet të vazhdojnë”, tha drejtuesi i SHBA-ve.